Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pamje tronditëse nga Gaza, Beit Hanoun i shkatërruar pothuajse plotësisht

    VIDEO/ Dy varka në flakë në Venecia, ndërhyjnë kalimtarët dhe emergjencat

    Mbreti Charles bën thirrje për unitet me SHBA: Një nga aleancat më të rëndësishme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I zhdukur prej 21 ditësh/ Familjarët kërkojnë ndihmë: 50 mijë euro shpërblim kushdo që e gjen babain

    July 1, 2025

    TIRANË–  Prej 21 ditësh ka Lekë Ndreshaj, 78-vjeçari nga fshati Bzhetë i Malësisë së Madhe është zhdukur në rrethana misterioze.

    I moshuari kishte shkuar për të marrë pjesë në një ceremoni mortore aty ku është ndjerë keq. Që nga ai moment nuk ka më asnjë gjurmë të tij.

    Familja Ndreshaj i ka dërguar një kërkesë zyrtare kryeministrit Rama për ndihmë. Gjithashtu djali i të moshuarit ka vënë në dispozicion shumën prej 50 mijë eurosh për këdo që e gjen babanë e tij. Në letrën drejtuar Ramës, familjarëts shprehen se çdo orë që kalon është jetike. Ata theksojnë se po jeton në ankth dhe kanë nevojë për ndërhyrjen e menjëhershme të tij si përfaqësues i një shteti.

    Njoftimi i plotë i familjarëve:

    Tiranë, 30 Qershor 2025, Drejtuar: Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Lënda: Kërkesë urgjente për ndihmë shtetërore dhe mobilizim për gjetjen e qytetarit Lekë Ndreshaj

    I nderuar Z. Kryeministër, Unë, Gëzim Lekë Ndreshaj, banues në Bruksel dhe biri i z. Lekë Ndreshaj, i drejtohem me këtë thirrje publike dhe urgjente për ndihmën tuaj në gjetjen e babait tim, i cili është zhdukur që prej datës 9 qershor 2025 në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, gjatë pjesëmarrjes në një ceremoni mortore të dajës tim.

    Që nga ajo ditë nuk kemi asnjë informacion për vendndodhjen apo gjendjen e tij. Kërkimet tona familjare dhe komunitare nuk kanë sjellë rezultat, ndërkohë që terreni i thepisur dhe mungesa e mjeteve teknike e bën të pamundur vazhdimin efektiv të kërkimeve pa ndihmën e shtetit.

    Ju lutem me përulësi të mobilizoni: Forcat e Ushtrisë së Shqipërisë, Strukturat e Policisë së Shtetit, Administratën e Bashkisë së Malësisë së Madhe dhe njësive vendore, Helikopterë dhe dronë të pajisur me kamera termike dhe teknologji të specializuar për kërkim-nxjerrje.

    Çdo orë që kalon është jetike. Familja jonë jeton në ankth dhe ka nevojë për ndërhyrjen tuaj të menjëhershme si kryetar i qeverisë dhe si përfaqësues i një shteti që nuk braktis qytetarët e vet në momente të tilla.

    Për çdo informacion apo bashkëpunim, ju lutem na kontaktoni në: Email: Lekagezim100@gmail.com, Telefon: +32 456 19 27 20 Me shpresë, dhimbje dhe respekt të thellë, Gëzim Lekë Ndreshaj, Bruksel, Belgjikë./Radar.al 

    Familja Ndreshaj Lekë Ndreshaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pamje tronditëse nga Gaza, Beit Hanoun i shkatërruar pothuajse plotësisht

    April 28, 2026

    VIDEO/ Dy varka në flakë në Venecia, ndërhyjnë kalimtarët dhe emergjencat

    April 28, 2026

    Mbreti Charles bën thirrje për unitet me SHBA: Një nga aleancat më të rëndësishme

    April 28, 2026

    Skenë e rrallë në Paris, tufa gjigante bletësh mbi një biçikletë, mbyllet metroja

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.