Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    I vuri eksplozivin në mes të Tiranës/ Kush është Elson Reçi që i mori jetën Preng Gjinit?

    August 19, 2024
    I vuri eksplozivin në mes të Tiranës/ Kush është Elson Reçi që i mori jetën Preng Gjinit?

    Elson Reçi, nipi i biznesmenit të vrarë Kastriot Reçi, që u arrestua sot në Dubai mësohet se është në krye të një grupi kriminali cili fokusohet në vrasjet për hakmarrje. Ekzistenca e këtij grupi u zbulua nga SPAK për zbardhjen e më shumë se 12 atentateve të ndodhura në vite.

    “Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga shtetasi Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e shtetasit Preng Gjini, ku në datën 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte.

    Edison Reçi ka rekrutuar si pjesë të grupit shtetasit E.D., B.Xh. etj., të cilëve ju kishte premtuar një shumë të konsiderueshme parash me qëllim vrasjen e shtetasit Preng Gjini“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, zbardhur më datë 18 Maj 2024.

    Atentati që tronditi Tiranën:

    Atentati me minë të telekomanduar ndaj Preng Gjinit ndodhi në kryeqytet mbrëmjen e 15 shtatorit 2020. Shpërthimi ndodhi sapo makina u fut në urën e Nisharakut në Tiranë, duke sjellëvdekjen e Preng Gjinit. Gjini iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale, për shkak të dëmtimeve të shumta.

    400 gram C4 ishte vendosur në pjesën e poshtme të makinës që drejtohej nga Preng Gjini, nga Rrësheni dhe shpërtheu në momentin kur ai po udhëtonte mbi urën e lumit Lana, që ndodhet te zona e njohur si ish-Stacioni i Fundit i Tiranës së Re.

    Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u ndje në një rreze të gjerë, edhe në zona të Tiranës, larg vendngjarjes. Për shkak të këtij shpërthimi u plagosën lehtë edhe dy kalimtarë, një shtetas italian dhe një fëmijë.

    Saga e vrasjeve mes familjeve Reçi e Gjini:

    Një pazar i prishur droge në Itali, rreth 1 milionë euro, midis Gaspër Reçit dhe Preng Gjinit u bë shkak i një sagë të gjatë hakmarrje.

    Vrasja e parë do të ishte ajo e Saimir Jakut, vrasje kjo, e ndodhur më 9 shtator 2016, ku dy persona të armatosur qëlluan për vdekje me kallashnikov, drejtuesin e linjës së Tensionit të Lartë për Veriun të OSSHE-së.

    Nëntë muaj pas vrasjes të Jakut, një tjetër atentat, në Itali, do të pasonte serinë e vrasjeve, ku i eliminuari i radhës do të ishte Gaspër Reçi, vëllai i Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua më 28 prill 2017, me katër plumba në kryeqytetin italian, Romë.

    Gasper Reci, 43 vjeç u qëllua në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet e palës italiane nuk u arrit të identifikohej asnjë autor për ngjarjen.

    Viktima e radhës do të ishte Kreshnik Gjini, nipi i Sajmir Jakut, drejtorit të OSSHE-së të ekzekutuar vetëm një vit përpara kësaj ngjarje. 31-vjeçari u ekzekutua më 6 shtator 2017 në komunën Forest, në Belgjikë.

    Dy vite pas kësaj ngjarje, u ekzekutua dhe Armando Gjini, që mbante edhe emrin Tonin, i cili u vra në sy të dy fëmijëve të tij, më 12 gusht 2019, pranë Katedrales së qytetit të Rrëshenit.

    Eliminimi i Kastriot Reçit më 7 janar 2020, në qytetin e Rrëshenit, erdhi pas vrasjes së Armando Gjinit.

    Pas eliminimeve të radhës të Armando Gjinit më 19 gusht 2019 dhe Kastriot Reçit më 7 janar 2020, por edhe shënjestrave të mëhershme, viktima e radhës, do të ishte vetë Preng Gjini, i cili mbeti i plagosur rëndë në shpërthimin me eksploziv të vendosur në makinën e tij në Tiranë.

    Atentat që shokoi opinionin publik për ashpërsinë, por edhe për vendin që autorët kishin zgjedhur për planin e tyre të radhës të eliminimit.

    Ky atentat rezulton se është porositur nga Elson Reçi, nipi i Kastriot Reçit i cili është vënë në krye të një grupi të ri kriminal, sipas SPAK, për të marrë hak.

    eksploziv ne Tirane Elson Reçi Preng Gjini
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    June 6, 2026

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    June 6, 2026

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.