Pas një videoje e cila bëri xhiron e rrjetit ish-kryeministri italian, Romano Prodi, ka kërkuar ndjesë.
Në lidhje me veprimin e tij ndaj gazetares, i cili u kritikua ashpër në rrjet, Prodi shprehu keqardhje dhe thekson se ai veprim ndodhi mekanikisht, në një kontekst tjetër.
Ai e pranoi gabimin e tij dhe u shpreh i gatshëm që të reflektojë.
Prodi ka deklaruar se ky incident i jep mundësinë për një reflektim më të thellë, duke nënvizuar më tej se çdo individ ka të drejtën të mbrojë dinjitetin e tij e të mos pranojë tallje.
Kujtojmë se incidenti mes dyshes, ndodhi ditën e shtunë, kur gazetarja Lavinia Orefici kërkoi një koment nga Prodi mbi një pasazh të Manifestit të Ventotenes, që lidhej me pronën private.
Pyetja e saj e shqetësoi ish-Presidentin e Komisionit Evropian, i cili më pas u pa në një video duke tërhequr flokët e gazetares.


