Ish-banori i Big Brother, Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si “Kika” futi në kurth At Nikollë Xhufkën dhe bisedat e tyre erotike për marrëdhënie seksuale mbushën mediat.
Këto pamje të publikuar nga emisioni “Piranjat” dhe mesazhet mes tyre kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Po kush është Kreshnik Husaj
Kreshnik Husaj është një emër shumë i njohur, jo vetëm për pjesëmarrjen në Big Brother, por edhe pasi ka qenë i përfshirë në disa skandale.
Më 9 mars të 2017, Kreshnik Husaj, i njohur si “Kika i Big Brother Albania”, u akuzua nga Prokuroria Themelore e Pejës për detyrim në prostitucion. Kika akuzohet se ka detyruar gruan e tij që të kryente prostitucion. Por, në këtë biznes, nuk ishte i vetëm.
Bashkëpunëtore ka qenë edhe një femër me iniciale A.Z e cila gjente klientët me të cilët do shkonte gruaja e Kikës, Vlora Tahiri në këmbim të parave.
“I pandehuri K.H. nga viti 2014, e në vazhdimësi deri në muajin nëntor të vitit 2016 në Pejë, me kanosje serioze e ka detyruar të dëmtuarën V.T. me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë një vajzë, që të merret me prostitucion, duke i gjetur klient të ndryshëm. Ndërsa e pandehura A.Z. sipas aktakuzës në vitin 2014 në muajin nëntor, në Pejë, me kanosje serioze, e ka detyruar të dëmtuarën V.T. që të merret me prostitucion, në atë mënyrë që e njëjta ia ka gjetur dy klientë”, thuhej në njoftim atë kohë.
Po jo vetëm kaq Kika ka qenë i akuzuar në 2017-ën edhe nga Prokuroria e Tiranës vite më parë në lidhje me krimin ekonomik si dhe për mashtrim.
Por jo vetëm kaq, emri i tij do të lakohej shumë në media në lidhje me një tjetër skandal, ku thuhej se ai u kishte kërkuar favore seksuale si dhe para nga disa vajza dhe djem, të cilëve u premtonte se do i promovonte si prezantuesë në emisionin e tij.
Atë kohë Husaj u arrestua pasi në drejtim të tij kishte më shumë se 30 denoncime nga persona të ndryshëm. Kika prezantonte një emision me emrin “The One Show nga Kika”.
Atë kohë denoncimi u bë nga një grup djemsh të cilët kishin deklaruar se ishin paraqitur për të marrë pjesë në një eveniment të quajtur “Mister & Miss Albania Plus” të organizuar nga Kika. Sipas tyre ai u kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të çmimit të parë. Denoncime bënë edhe disa vajza pjesëmarrëse në emisionin të cilat kishin deklaruar se i kishin dhënë 300 euro Kikës në këmbim të promovimit si prezantuese në emisionin e tij.


