Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I kërkuar nga Interpol Roma për trafik dro*e, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

    July 25, 2026

    Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”.

    Sektori për Kërkimin (FAST Albania), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Kavajë, kanë lokalizuar dhe arrestuar në Kavajë një 26-vjeçar të kërkuar nga autoritetet italiane.

    Në pranga ka rënë shtetasi S. B., 26 vjeç, banues në Kavajë, i cili u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

    Sipas Policisë, 26-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias në Itali kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, vepër e parashikuar nga Kodi Penal italian.

    Për këtë akuzë, sipas autoriteteve italiane, parashikohet një dënim maksimal deri në 24 vite burgim.

    Nga hetimet e zhvilluara në Itali dyshohet se 26-vjeçari ka qenë pjesë e një organizate kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, por edhe nga shtetas italianë, e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike dhe shpërndarjen e tyre në disa zona të Italisë.

    Policia e Shtetit bën me dije se operacioni është pjesë e punës së vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat ligjore për ekstradimin e 26-vjeçarit drejt Italisë.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    July 25, 2026

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    July 25, 2026

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    July 25, 2026

    9 zakone të njerëzve kursimtarë që në fakt i varfërojnë pa e kuptuar

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.