TIRANË– Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Dea Vieri, ka qenë e ftuar në në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ku diskutoi mbi jetën publike të personazheve të njohur dhe mënyrën se si ata menaxhojnë ekspozimin në rrjete sociale.
Gjatë bisedës me Blendi Salajn dhe Heidi Baçin, Dea u ndal te raporti mes famës dhe privatësisë, duke theksuar se jo të gjithë dëshirojnë të ndajnë çdo detaj të jetës së tyre personale.
Ajo fokusoi vëmendjen tek vajzat e shoëbizit dhe mënyra se si ato zgjedhin të ruajnë sekret jetën sentimentale.
“Shumica e vajzave shqiptare nuk i publikojnë në rrjetet sociale të dashurit e vet, sepse ‘Zot më fal’ por i dashuri i vet kërkohet nga Interpoli. Tani, atë tjetrin e kërkon Interpoli dhe ajo ta postojë në Instagram… sikur nuk bën sens.”-tha Dea./Radar.al


