Së fundmi u mësua se futbollisti kroat, Jakov Jelkic pas shumë kërkimeve për zhdukjen e gjurmëve të tij, u gjend i pajetë në Spanjë.
Ndonëse rezultatet e autopsisë akoma nuk janë publikuar, policia spanjolle dyshon se vdekja mund të ketë ndodhur për shkak të një aksidenti.
Sipas mediave spanjolle, trupi i Jelkicit është gjetur në një thellësi prej dy metrash, pranë një kalate në port, pak para orës 18:30, pasditen e djeshme.
Futbollisti 24-vjeçar, pjesëtar i klubit zviceran Granges-Paccot, luajti një ndeshje futbolli me ekipin e tij në Spanjë disa ditë më parë dhe u pa për herë të fundit pas mesnatës të së premtes, pasi ishte me shokët e tij të skuadrës në një klub nate në Alicante.
Zhdukja e tij u raportua të shtunën në mëngjes kur ai nuk u paraqit në hotel.