Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Athinë ku djali i një biznesmeni të njohur është marrë peng.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 6 maj në zonën e Hymettus, dhe pas orësh të tëra torturash dhe dhune i riu ia ka dalë të arratiset.
I plagosur nga goditjet me thikë dhe kaçavidë, dhe i rraskapitur, 24-vjeçari gjen momentin e duhur për të hapur derën e makinës e për t’ia mbathur vrapit nga vendngjarja.
Me një përpjekje të madhe, ai arrin të largohet me shpejtësi e kështu kontakton miqtë e tij për t’i ardhur në ndihmë.
Katër persona të dyshuar, mes tyre këngëtari i famshëm Ivan Greko, ishin pjesë e këtij rrëmbimi të orkestruar me qëllimin për të vjedhur para e pasuri të tjera.
Sipas hetimeve të deritanishme, viktima u sulmua në një servis automjetesh në Hymettus, ku i ishin shkaktuar plagë të rënda.


