Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rënia e aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s, Elon Musk humb statusin e ‘trilionerit’

    Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më; Ish-presidenti: Nuk impresionohem nga aktrimet

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I dënuar për hakmarrje. Policia rikthen në burg lezhjanin (AKUZAT)

    March 3, 2025
    Mori hakun e djalit të tij/ Bie sërish në pranga lezhjani (AKUZAT)

    Ditën e sotme policia ka vënë në pranga një shtetas i cili dyshohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

    Bëhet fjalë për Jetmir Llani, i cili para pak mujash konkludon se ka qenë i dënuar për vrasje, pasi mori hak për ekzekutimin e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llani.

    Në lidhje me vrasjen e kryer me motiv hakmarrje Jetmir Llanaj u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e pare.

    Duke qenë se Apeli i uli dënimin mësohet se prej disa muajsh ai e kishte mbaruar afatin e burgimit dhe kishte fituar lirinë.

    Por sot Llanaj është riarrestuar pasi dyshohet si një person që tentonte të vidhte bizneset nëpërmjet kanosjeve me armë ose gjobëvënie.

    “Kapet nga Forca Speciale “RENEA”, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedent për vrasje dhe në kërkim për gjobëvënie ndaj bizneseve. Si rezultat i ndërhyrjes së specializuar policore të shërbimeve të Forcës Speciale “RENEA”, në mbështetje të shërbimeve operacionale të Policisë së Lezhës dhe të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, u mundësua lokalizimi në Mamurras, neutralizimi dhe vënia në pranga e shtetasit të shpallur në kërkim, J. Ll., 46 vjeç.

    Nga hetimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Lezhë dhe Prokuroria e Lezhës, dyshohet se ky shtetas dhe 4 të tjerë (konkretisht 1 shtetas i arrestuar dhe 3 shtetas të proceduar penalisht, më datë 19.02.2025), të organizuar si grup, iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë. Gjatë veprimeve hetimore në lidhje me këtë veprimtari kriminale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 automjete të blinduara, të cilat përdoreshin për të kryer veprimtarinë kriminale të shtrëngimit me anë të kanosjes, për dhënie pasurie. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

    Si ndodhi ngjarja në vitin 2012?

    Shtetasi Gentian Shkreta mbeti i vdekur në vend dhe vëllai i tij u plagos rëndë në një pritë të ngritur nga dy anëtarë të familjes Llani më 4 nëntor të vitit 2012.

    Vrasja e sotme, sipas policisë, ndodhi kur dy shtetasit Muharrem Llani si dhe Jetmir Llani, babai i 9-vjeçarit, i cili mbeti i vdekur në qershor të këtij viti nga dy djemtë e familjes Shkreta, ngritën një pritë.

    Sipas policisë, dy vëllezërit Gentian dhe Leli Shkreta po ktheheshin nga Serbia, teksa janë qëlluar për vdekje pranë një pike karburanti, në afërsi të urës së Lumit Droj. Policia shpalli në kërkim dy autorët e dyshuar.

    Në muajin qershor Olgert dhe Mariglen Shkreta vranë djalin 9-vjeçar të Jetmir Llanajt gjatë një atentati, duke bërë që dy familjet Llani dhe Shkreta të hynin në hasmëri.

    Mark Shkreta, babai i dy autorëve u vra mëngjesin e 20 korrikut në kryeqytet. Ai ishte larguar nga Mamurrasi dhe qëndronte në një banesë në periferi të Tiranës, por mëngjesin e 20 korrikut u qëllua për vdekje me breshëri arme.

    Policia ndaloi menjëherë babanë e fëmijës së vrarë, por e lëshoi për mungesë provash. Policia ka prova se vrasja ka ndodhur për hakmarrje.

    E gjithë historia tragjike e konfliktit mes dy familjeve Shkreta dhe Llanaj ka ardhur pas një sherri banal të ndodhur në Mamurras, mes babait të fëmijës 9 vjeç dhe një pjesëtari të familjes Shkreta.

    Në shenjë hakmarrje, ata dolën në rrugë dhe qëlluan mbi mjetin që po merrte fëmijën nga shkolla. Plumbat plagosën xhaxhain dhe i morën jetën fëmijës.

    biznese gjobevenes Jetmir Llanaj mori hakun e djalit vihet serish ne pranga
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rënia e aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s, Elon Musk humb statusin e ‘trilionerit’

    June 24, 2026

    Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më; Ish-presidenti: Nuk impresionohem nga aktrimet

    June 24, 2026

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    June 24, 2026

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.