TIRANË-Një 49-vjeçar, banues në Tiranë është vënë në pranga nga efektivët e policisë së Komisariatit Nr.4, pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin:
– G. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;


