Në intervistën e dhënë së fundmi për “S’e luan Topi”, Laert Vasili pranoi se është në një njohje me një vajzë. Rreth saj aktori nuk zbuloi shumë detaje duke u treguar i kujdesshëm që të mos identifikohet POR na zbuloi se femra që i vodhi zemrën i përket botës së showbizit dhe është e njohur.
Ndërsa theksoi se nuk është gazetarja Valbona Mhilli, me të cilën pati një roamncë gjatë rrugëtimit të tij në “BBVA4”.
“Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona. Kur dola nga Bigu, nuk e dija, por kur mora telefonin dhe pashë… thashë ‘pse s’më ndodhi në 31 vjeç’? Pashë atë që tha Ledioni ‘është beqari më i kërkuar’. Instagrami është flakë, edhe tani po ta tregoj janë gjithë kohës duke më shkruar. Vajzën që po njoh, nuk e kam njohur prej rrjeteve sociale, është dikush më ka tërhequr vëmendjen dhe kam dalë disa herë. Vajza nuk është dhe aq e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur. Që unë e pëlqej atë, ia kam lënë që ta kuptojë”, u shpreh Vasili.
LEXO EDHE:
Silvinjo e la jashtë, portieri përkrah Kombëtaren: Dalshi faqebardhë
Koha që Berisha të largohet nga PD? Paloka: Ne pa atë jemi asgjë


