Gjatë ditës së sotme Leonard Duka, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO.
“15 vite më parë nisi njohja jonë, nuk e si me se është marrë, kisha 3 vite pa dëgjuar për të. E mora vesh për vrasjen e tij ditën që më arrestoi policia. Nuk kemi pasur asnjë marrëdhënie borxhi“, deklaroi Leonard Duka ndërsa në seancën e parë ai nuk pranoi të fliste gjatë seancës gjyqësore.
Teksa mohon përfshirjen e tij në ngjarjen e ndodhur në gusht të 2019, Duka tregon se nuk ka asnjë konflikt me Ervis Martinajn.
Dëshmia e Leonard Dukës:
“Ditën e ngjarjes jam shoqëruar nga policia. Aty kam mësuar për ngjarjen. Kam qenë në lokal te biznesi im, në orën 10 mbylla lokalin, duke ikur për në shtëpi më shoqëroi policia. Si çdo ditë tjetër kemi ngrëne drekë me stafin dhe pastaj kam vazhduar rrjedhën.
Isha me vëllain, Ervin Dukën në makinë, bëri shenjë policia dhe shkuam në polici. Ku e dija unë kush kishte vdekur, aty e mora vesh. Kam qenë para shumë vitesh me të ndjerin, kemi pasur shoqëri të përbashkët. Pasi rregulluan letrat në mënyrë korruptive më shpallën në kërkim. Nuk e di pse jam këtu. 15 vjet më parë ndodhi njohja jonë. Para 15 vitesh kam qenë në shkollë, vërdallë.
Nga shoqëria e përbashkët na ka ra me e njoh se Shqipëria e vogël është. Jemi nga një zonë, unë jetoja në Fresk, ai në lagjen tjetër. Po të citoj gjithë emrat e lagjes janë 200 veta. Gjithë zonën e njoh, të gjithë njihemi me njëri tjetrin. Më pyet për ngjarjen jo për lokalin. Ça lidhje ka kjo? Në 2019 kisha një lloto futbolli, Max Lloto e kisha në pronësi. E kam pas të shtrirë në të gjithë Shqipërinë.
Administratorët e pikave që ishin nëpër Shqipëri, ishim për darkë. Kur u ngritëm, ikëm të gjithë, nuk e di me çfarë kanë ardhur ata aty. Unë kam qenë me audin, nuk e di për makina të tjera. Volksëagen nuk e di fare, nuk merrem me makinat që ishin aty, unë kam pasur makinën time”, tha ai.
“Nuk e di me çfarë është marr viktima. Kisha shumë vite, të paktën 3 pa e parë fare. Shoku i përbashkët që na ka ul është Ervis Martinajn. Këtë të fundit e kam pas shok prej 15 vitesh. Më pas jemi ndarë dhe kam gëzuar respekt për të, secili mori drejtimin e vet. Me baste jemi marr ne, ai ka pasur shumë biznese, po ajo që kemi bërë bashkë është se jemi marr me bastet. I kemi pas të përbashkëta, pastaj u ndamë. Kemi nis që në 2006. Nuk kemi pasur asnjë marrëdhënie borxhi mes meje dhe Ervis Martinajt pasi jemi ndarë. Edhe pasi ndamë bizneset, kemi qendruar ndonjëhërë në shoqëri të përbashkëta, jemi rastit nëpër klabe. Kemi fol ndonjëherë në telefon,” mësohet të ketë thënë Duka pra trupit gjykues në GJKKO.
LEXO EDHE:
Ekstradohet sot nga Belgjika armiku i Ervis Martinajt, Leonard Duka
Realizohet ekstradimi i Leonard Dukës/ Ishte armik i bosit të lojërave të fatit


