Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    I akuzuar për kultivim kanabisi, Elvis Pupa: Sado i mirë të jesh, sërish do të të shkelin

    June 3, 2025
    I akuzuar për kultivim kanabisi, Elvis Pupa: Sado i mirë të jesh, sërish do të të shkelin

    Pas akuzave të ngritura ndaj tij për kultivim kanabisi, aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka reaguar nsërish në lidhje me këtë situatë.

    Përmes një video të publikuar në rrjet, Elvis Pupa shprehet se është rritur nga një familje tipike shqiptare ku para prindërve fëmija duhet të ulë kokën dhe nuk duhet të veprojë ose të flasë gjëra të pahijshme.

    Sipas aktorit, të mundohesh të jesh perfekt është një nga gjërat që ia ndërlikon jetën njeriut. Ndonëse në shumë momente ti ke bërë gjithçka që ke patur në dorë, sërish mbase ti e mendoje se nuk je akoma aty ku duhet.

    Ndërsa më tej aktori shton se sado që të bësh në këtë botë, shoqëria e sotme sërish mundohet të të shkelë me këmbë. Sado i mirë të jesh, për të tjerët nuk do jesh i mjaftueshëm.

    “Të gjithë synojnë të jenë perfekt. Unë kam lindur në fund të viteve ’70 dhe të jetoje fëmijërinë tënde në vitet ’80… obobo… Gjithmonë na thonin: ‘Mos fol, ha çfarë të kemi vendosur ne përpara. Por atëhere lale, s’kishe shanse të gaboheshe, mos të guxoje të gaboheshe, sepse atëherë nuk ishe njeri, ishe turpi i familjes, turpi i fisit, turpi i shoqërisë, turpi i shkollës dhe turpi i lagjes. Si rrjedhojë, prindërit thonin: ‘Ky nuk është kalamani im. Nuk e kam edukuar kështu unë këtë.Prindërit tanë ishin perfeksionist. Ata po. Dhe jo të llojit që thjesht ta mbajnë shtëpinë pastër, se ajo dihet që kur vinin komshinjtë, vinte prova e dy gishtave, që nuk kishte laborator që ja kalonte testimit të tyre se kur ishte hera e fundit që i kishe marrë pluhurat në shtëpi. Perfeksionizimi ishte i tipit që një fjalë ta thoje gabim, prindërit nuk të flisnin me gojë një javë, madje nuk të shihnin me sy. Kalonin afër teje… Gjithmonë thoja: ‘Si ka mundësi që nuk më shkelin. Kalojnë kaq perfekt anash sikur unë nuk ekzistoj’. E kështu ti rritesh me idenë që duhet të rritesh perfekt. Duhet të ecësh siç duhet dhe të sillesh siç duhet. Në fund nuk përfundon njeri, por një robot me ankth. Perfeksionizmi nuk është virtyt. Është një helm emocional, po me emër trendi. Nuk është ambicie vëlla. Nuk është sukses, por është një zë brenda kokës që të thotë gjithmonë: ‘Ti nuk je duke bërë akoma mjaftueshëm’, pavarësisht se ti ke dhënë gjithçka, edhe shpirtin. Ironia është që prindërit tanë nuk na urrenin, e kundërta. Ata donin që ne të ishim perfekt që bota të na vlerësonte, mos të na shkelte me këmbë. Po bota prapë të shkel me këmbë dhe e bën me buzëqeshje, të shkel me klas. Nuk e them këtë për miratim, as nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale. Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju. Aspak!”, u shpreh Pupa në videomesazhin e tij.

    Në rrjet ky reagim është marrë i nënkuptuar në lidhje me situatën e fundit të ndodhur me Elvis Pupën ku në rrjet gumëzhinë lajmet se ai së bashku me partneren e tij është përfshirë në veprimtari kriminale siç është kultivimi i kanabisit./ Radar.al 

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

    Elvis Pupa I akuzuar për kultivim kanabisi reagon serish
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.