Sezoni i katërt i Big Brother VIP Kosova ka nisur me një hyrje surprizë: prezantuesja e njohur e sportit dhe ish-Miss Albania, Hygerta Sako, është banorja e parë që ka kaluar portën e shtëpisë më të famshme.
Në prezantimin e saj, Hygerta u shpreh se i pëlqen sfida dhe përballjet e forta:
“Më pëlqen të sfidoj veten. Jam njeri i dashur, i drejtë… por mos më bini në qafë,” tha ajo në klipin hyrës.
Me sy të mbuluar, ajo u fut në shtëpi duke nisur kështu një aventurë ku emocionet dhe tensioni pritet të rriten dita-ditës.
Gjatë spektaklit të sotëm do të hyjnë gjithsej 20 konkurrentë, duke e kthyer këtë edicion në një nga më të mbushurit me energji dhe surpriza.


