KINË– Të paktën 8 persona konfirmohet se kanë mbetur të vdekur pasi një varkë u përmbys në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore, thanë autoritetet lokale.
Nga raportimi në mediat e ëaja mësohet se incidenti ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit të 2 dhjetorit në lumin Pingzheng në kontenë Congjiang.
Në varkë ndodheshin gjithsej 13 persona, ku pesë prej tyre u shpëtuan dhe raportohet se janë në gjendje të qëndrueshme.
Varka e përmbysur është identifikuar si një varkë e drejtuar nga privatët. Një hetim i mëtejshëm është duke u zhvilluar./Radar.al


