Një 17-vjeçar është proceduar penalisht pasi shkaktoi një aksident në aksin rrugor Aliban–Novoselë, në Vlorë.
Ngjarja ndodhi më datë 12 nëntor 2025, kur i mituri, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, dyshohet se humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, vetë drejtuesi dhe katër pasagjerë të tjerë, të gjithë të mitur, kanë mbetur të plagosur. Të dëmtuarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


