Ndërsa pritet “Big Brother VIP 4”, banorët e edicionit të kaluar vijojnë të marrin vëmendje në rrjetet sociale.
Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar dhe numëron sërish 102K. Julian Deda, këtë javë ka humbur 1K në numrin e ndjekësve dhe tashmë ka 469K.
Sa i përket finalistes Heidi Baci, ajo ka fituar 1 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar dhe numëron tani 252K.
Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka humbur 1 mijë ndjekës nga java e kaluar dhe numëron tani 403K.
Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim nga java e kaluar dhe ka sërish 138K.
Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin dhe Rike Roçin me nga 1 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar, duke numëruar përkatësisht 848K dhe 186K ndjekës. /TAR/


