Një shtetas shqiptar, i konsideruar si një ndër tifozët huliganë të skuadrës së futbollit Panathinaikos, ka rënë në pranga nga policia greke me akuzën e armëmbajtjes pa leje.
23-vjeçari u arrestua në Athinë me 1 pistoletë të llojit CZ me karikator dhe një gëzhojë në fole, 45 fishekë shtesë dhe 22 gramë marijuanë.
Shqiptari është i njohur për efektivët e Drejtorisë për Luftën ndaj Dhunës Sportive pasi ishte pikasur nga kamerat e stadiumit Olimpik duke marrë pjesë në incidentet e finales së Kupës së Greqisë në 2021 mes Panathinaikos dhe PAOK.
Gjithashtu, 23-vjeçari ishte ndër të arrestuarit për vrasjen e tifozit të AEK-ut, Michalis Katsouris, në gusht të vitit 2023 jashtë stadiumit “Agia Sofia” në Nea Philadelphia. Por si rrjedhojë e mungesës së provave ai fitoi lirinë.


