TIRANË– Ka dalë nga ambientert e SPAK, deputetja e PD-së, Elda Hoti e cila është thirrë pas ngjarjes së ndodhur më 17 Tetor në sallën e Kuvendit, duke hedhur një lëndë e dyshuar si lëndë helmuese.
Por teksa është pyetur nga gazetarët se çfarë ka deklaruar, Hoti ka thënë se ka deklaruar të njëjtën gjë që ka deklaruar edhe në Kuvend, ku sipas saj nuk ka qenë lëndë helmuese por një aromatizue.
“Pse nuk thërret SPAK Belinda Ballukun qe një më të rënë të lapsit në tunelin e Llogarasë ka fituar 50 mln euro. Pse nuk thërret SPAK Ulsi Manjën për dosjen 184, Frida Krifcën që ka vjedhur fondet nga BE, Ogerta Manastirliun për koncesionet në shëndetësisë. Për këto duhet të shqetësohet SPAK.
Aferat korruptive që ka bërë, për këtë duhet të shqetësohet SPAK. Deklarova atë cka deklarova atë që thashë në parlamentin e Shqipërisë, është e turpshme që shqiptarët të merren me atë , sot drejtësia duhet të shqetësohet se si banda dhe krimi bëjnë terror dhe rrezikojnë etën e qytetarëve të pafajshëm. Sot drejtësia duhet të shqetësohet se si bandat vendosin drejtorët e policisë.”-tha ajo.


