Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Modeli i “kampeve si në Shqipëri”, por me kushte! Eksperti i Gjykates Evropiane te Drejtesisë i jep të drejtë Melonit

    Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërlni janë gati për vendimin drastik

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 24 Prill 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Hotelet në Shkodër të prenotuara thuajse 100% për Vitin e Ri, nuk “tradhtojnë” shqiptarët e Kosovës

    December 29, 2024

    Tashmë Shkodra është shndërruar në një kryefjalë të festimeve në prag të ndërrimit të viteve, duke tërhequr qindra vizitorë që shijojnë atmosferën e veçantë. Qytetarët nga Shkodra, por edhe turistët dhe vizitorët, thonë se Shkodra duket e mrekullueshme këto ditë, dhe atmosfera është e veçantë.

    “Vij nga Tirana, atmosfera, gjithçka ndryshe. Ndihet shpirti i festave.

    Dalim xhiro, shohim njerëz. Ia kalojnë bukur.

    Kemi ardhur nga Athina, kemi pasur nevojë për këto kushte që janë bërë sot. Gjë më të bukur nuk ka.

    Ne vijmë shpesh, por si kësaj radhe nuk ka. Është shumë bukur”, shprehen qytetarët.

    Edhe ky turist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zgjedhur Shkodrën për fundvit. Ai thotë se atmosfera është e mrekullueshme, e po ashtu edhe njerëzit.

    “Emri im është Brian Fitzgerald dhe jam nga Happy Valley, Oregon, SHBA. Kam qenë në Shqipëri për më shumë se një muaj dhe kam udhëtuar kudo, dhe Shkodra është qyteti im i preferuar deri tani, prandaj kam vendosur të transferohem këtu. Jam një veteran i ushtrisë dhe e adhuroj këtë qytet. Ky është panairi i Krishtlindjeve më i mrekullueshëm që kam parë ndonjëherë. Ne kemi disa ngjarje të shkëlqyera me tematikë Krishtlindjesh në Shtetet e Bashkuara, por asgjë si kjo. Kjo është vërtetë e pabesueshme, disa njerëz janë të mrekullueshëm, janë të ngrohtë dhe të sjellshëm, dhe unë jam thjesht i bekuar që jam në këtë qytet dhe jam këtu në këtë ambient. Prandaj, falenderoj të gjithë këtu dhe inkurajoj çdo person që të vijë dhe të vizitojë. Është e mrekullueshme këtu”, thotë një turist.

    Renato Lumci, Drejtor i turizmit në Bashkinë Shkodër, konfirmon se Shkodra është kthyer në kryefjalë të festimeve. Ai thekson se, sipas kontakteve të Bashkisë Shkodër me strukturat hoteliere, akomoduese dhe restorantet, rezervimet për natën e ndërrimit të viteve janë thuajse të mbyllura, duke treguar një interes të madh për këtë destinacion. Kryesojnë shqiptarët, por edhe ata nga Kosova që zgjedhin të festojnë në Shqipëri.

    “Shkodra është kryefjala e të gjithë Shqipërisë për atmosferën e fundvitit. Tashmë po vjen fundi i vitit dhe ka arritur kulmin. Në bashkëpunim me operatorët turistikë, hotelet e restorante, në komunikimin e përditshëm që kemi me ta, ka një kërkesë të shtuar sidomos për Krishtlindje dhe fundvitin. Rezervimet thuajse janë të mbyllura. Pjesa më e madhe janë shqiptarë. Ka shumë nga Kosova, por në krahasim me vitet e tjera ka edhe të huaj që kanë ardhur të kalojnë festat”, thotë ai.

    Ndriçimet festive, muzika dhe pjesëmarrja e artistëve të njohur në vend dhe aktivitetet e shumta kanë shndërruar këtë hapësirë publike në një pikë tërheqëse për të gjithë grupmoshat. Stendat e ndryshme, shtëpizat festive, lojërat për fëmijë dhe programet kulturore kanë bërë që i gjithë muaji dhjetor të jetë festë për gjithë qytetin.

    festat e fundvitit Hotelet të prenotuara thuajse 100% për Vitin e Ri shkodër
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Modeli i “kampeve si në Shqipëri”, por me kushte! Eksperti i Gjykates Evropiane te Drejtesisë i jep të drejtë Melonit

    April 24, 2026

    Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërlni janë gati për vendimin drastik

    April 24, 2026

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 24 Prill 2026

    April 24, 2026

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 Prill 2026

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.