Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasja e armatosur në Memaliaj, një i vrarë dhe një i plagosur rëndë, zbardhen emrat

    Të shtëna me armë në Memaliaj, dyshohet për një viktimë

    Lirohet hapësira pranë lumit Vjosa, largohet pas 15 vitesh grumbullimi i pasurive të sekuestruara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Horoskopi

    Horoskopi për ditën e sotme, 22 shkurt 2025

    February 22, 2025
    Horoskopi për ditën e sotme, 31 mars 2025

    Dashi

    Në këtë fazë është mirë që të rishikoni ndonjë projekt që keni ndërmend. Yjet ju mbrojnë sa i takon punës, edhe pse shumë nga të lindurit e kësaj shenje duhet të tregohen të kujdesshëm. Gjatë kësaj dite, puna do të jetë në plan të parë dhe do të rrezikoni që të lini pas dore ndjenjat.

    Demi

    Do të përballeni me ndonjë përpjekje apo dyshim, gjatë gjithë ditës. Venusi do të ketë ndikim tranzit në shenjë dhe ky është momenti për të jetuar me intensitet një histori dashurie dhe kjo gjë vlen si për historitë e lindura prej pak kohësh edhe për ato më solide. Brenda pak kohësh do t’iu duhet që të merrni një vendim të rëndësishëm lidhur me një martesë apo bashkëjetesë.

    Binjakët

    Gjatë kësaj fundjave duhet të mundoheni që të bëni kujdes, sidomos me ato që do të thoni, pasi mund të rëndojnë shumë tek të tjerët. Dita mund të jetë e shoqëruar me konflikte dhe debate shterpë, të cilat mund t’iu nervozojnë. Nëse duhet të lëvizni apo të bëni një udhëtim, yjet ju këshillojnë që ti bëni gjërat me qetësinë e duhur. Lodhja do të ndihet në mbrëmje.

    Gaforrja

    Kush duhet të përballet me një testim, bën mirë që në këtë moment të ruajë qetësinë. Është i pashmangshëm nervozizmi, ndaj bëni kujdes. Përpara jush do të hapen një sërë mundësish si dhe parashikohet një takim special. Kush jeton një lidhje në çift prej një kohe të gjatë, duhet të bëjë një analizë.

    Luani

    Nëse keni jetuar një periudhë kritike apo disa gjëra që kanë lidhje me punën ju kanë zhgënjyer, tashmë mund të gjeni rrugën e duhur për t’ia dalë mbanë. Do ju duhet ende të luftoni dhe nëse nuk e ngrini zërin, vështirë që dikush t’iu japë të drejtë.

    Virgjëresha

    Kush ka fatin që të ketë pranë njeriun e duhur, mund të nisë të mendojë për bashkëjetesë ose martesë. Shumë prej jush do të kenë projekte të mëdha për verën, sidomos nëse po jetojnë një histori dashurie të sinqertë dhe intensive. Ata që janë vetëm mund të marrin një propozim të bukur. Ka ardhur koha që të analizoni të ardhurat, para se të hidhni një hap të rëndësishëm.

    Peshorja

    Nëse dikush është i bindur se është më mirë që të veprojë vetëm për të pasur rezultate më të mira, duhet të përveshë mëngët sa më parë. Mund të keni kaluar momente krize në punë për shkak të mënyrës tuaj të të vepruarit, ose sepse dikush ju ka penguar në rrugëtimin e nisur. Ka disa situata problematike që kërkojnë zgjedhje, ndaj bëni mirë që të mbani pranë njerëzit që vërtetë ju duan.

    Akrepi

    Ka ardhur momenti që të bëni disa ndryshime, duke u munduar që të mos acaroheni. Me gjasë do të pendoheni lidhur me ndonjë zgjedhje të bërë në të kaluarën, ndonëse e keni të vështirë që të kërkoni ndjesë. Në dashuri po jetoni një fazë mërzie dhe rënie, por pavarësisht kësaj nuk do të thotë se duhet ti jepni fund lidhjes.

    Shigjetari

    Do e gjeni veten përballë zgjidhjeve të rëndësishme lidhur me dashurinë. Megjithatë shmangni shigjetimet e pavenda lidhur me një person që keni përzemër. Nëse jeni vetëm dhe nuk e keni gjetur ende dashurinë, mundësitë nuk do të mungojnë. Në punë mos e humbni optimizmin dhe humorin e mirë, pasi në këtë mënyrë do ia dilni që të shkëlqeni.

    Bricjapi

    Disa çifte në krizë mund të vënë në diskutim ndjenjat e tyre. Vetëm lidhjet e forta dhe të konsoliduara do ia dalin, shkruan noa.al. Ata që janë vetëm, do të vijojnë njohjen me një person që iu intereson. Ndikimi pozitiv i planetëve, do të përmirësojë financat tuaja.

    Ujori

    Një Hënë mjaft pozitive do ju lejojë që të sqaroni pozicionin tuaj dhe të liroheni nga një lidhje që ju mundon. Ata që janë vetëm janë në fazë rikuperimi dhe mund të kenë një takim të rëndësishëm. Në punë mos u druani, pasi situatat shumë shpejtë do të vijnë drejt përmirësimit.

    Peshqit

    Mundohuni që të mos jeni shumë pesimist dhe ti shikoni gjërat ashtu siç janë realisht në raportin në çift. Ballafaqimet do të jenë mjaft të favorizuara gjatë kësaj dite. Ata që janë vetëm duhet ti bëjnë sytë katër lidhur me njohjet e reja. Në punë mund të merrni një detyrë të rëndësishme por edhe të lodhshme. Gjithçka do të varet nga zgjedhjet tuaja.

    22 shkurt 2025 horoskop
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasja e armatosur në Memaliaj, një i vrarë dhe një i plagosur rëndë, zbardhen emrat

    April 21, 2026

    Të shtëna me armë në Memaliaj, dyshohet për një viktimë

    April 21, 2026

    Lirohet hapësira pranë lumit Vjosa, largohet pas 15 vitesh grumbullimi i pasurive të sekuestruara

    April 21, 2026

    Mbi 1,100 artistë kërkojnë bojkot të Eurovision Song Contest për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.