Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sulm me dronë ndaj qendrave të Wildberries në Rusi, Kremlini: Dëme të mëdha për kompaninë dhe bizneset

    Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

    Ukraina lëshon mbi 200 dronë në Rusi, godet disa rajone. Kundërsulmon Moska, 4 të vdekur në 24 orë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Holandë: Arrestohen 15 vetë për postime për ISIS në TikTok

    February 11, 2026

    Hetimet nisën në gusht të vitit 2025 lidhur me një llogari në TikTok, e cila përhapte propagandë të “Shtetit Islamik” përfshirë edhe thirrje dhe nxitje për dhunë.

    Policia holandeze arrestoi pesëmbëdhjetë vetë të dyshuar për përhapje propagande të “Shtetit Islamik” (ISIS) në TikTok. Bastisje pati në të gjithë Holandën.

    Prokuroria holandeze tha se 15 të dyshuarit po përpiqeshin përmes propagandës së ISIS të “nxisnin të tjerët të kryenin krime terroriste”. Po ashtu ata bënin thirrje për t’u bashkuar me grupin terrorist islamist, dhe i thurnin lavde idesë së “martirizimit”.

    Disa nga postimet janë parë më shumë se 100,000 herë, thanë autoritetet holandeze.

    Arrestimet ishin rezultati i një hetimi mbarëkombëtar që nisi policia holandeze lidhur me një llogari në TikTok që përhapte propagandë të ISIS-it me titra në holandisht.

    “Glorifiikimi dhe përhapja e propagandës dëmton ndjeshëm sigurinë publike”, thanë prokurorët, duke theksuar se publikimi i propagandës së “Shtetit Islamik” përbën vepër penale.

    Ç’janë të arrestuarit?

    Të arrestuarit janë të moshës midis 16 dhe 53 vjeç dhe akuzohen për “nxitje për të kryer  vepra penale terroriste, përhapje të propagandës së ISIS (Shtetit Islamik) dhe/ose pjesëmarrje në një organizatë terroriste”, thanë prokurorët në një deklaratë.

    Trembëdhjetë nga të arrestuarit kanë kombësi siriane. Tre të tjerë kanë shtetësi holandeze dhe katër të dyshuar janë të mitur. Në janar policia holandeze kishte arrestuar një person tjetër që ka lidhje me këtë rast, dhe të cilin autoritetet e konsiderojnë si “të dyshuarin kryesor në hetim”.

    Prokurorët nuk përjashtuan mundësinë e arrestimeve të tjera të cilat kanë të bëjnë me postimet në TikTok./DW

    isis TikTok
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sulm me dronë ndaj qendrave të Wildberries në Rusi, Kremlini: Dëme të mëdha për kompaninë dhe bizneset

    July 21, 2026

    Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

    July 21, 2026

    Ukraina lëshon mbi 200 dronë në Rusi, godet disa rajone. Kundërsulmon Moska, 4 të vdekur në 24 orë

    July 21, 2026

    Zgjedhjet e anëtarëve të KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën e kandidatëve. Përcakohet data (EMRAT)

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.