Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Hodhi molotovë gjatë protestës së opozitës/ Ja kush është 57-vjeçari që u arrestua nga policia (EMRI)

    October 8, 2024

    TIRANË– Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se personi i cili u vu në pranga pas protestës së opozitës mbrëmjen e së hënës është Xhevahir Rrushi, 57 vjeç.

    Bazuar në njoftimin e policisë mësohet se protestuesi akuzohet për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

    Gjithashtu policia bën me dije se u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Ervin Minarolli.

    57-vjeçari Xhevahir Rrushi, i arrestuar nga policia

    Njoftimi i PLOTË I POLICISË:

    Tiranë

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë:

    -arrestoi në flagrancë shtetasin: Xh. Rr., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;

    -procedoi në gjendje të lirë shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkatërimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;

    Po kështu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” (neni 262 i Kodit Penal, paragrafi i parë), për shtetasit: F. N., sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike; G. B., kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike.

    Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. P., 46 vjeç, S. B., 49 vjeç, D. N., 62 vjeç, K. B., 22 vjeç, H. V., 68 vjeç, dhe e një shtetasi të mitur 17 vjeç, të dyshuar për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, parashikuar nga nenet 274, 237, 151, 150, 282 dhe 236 të kodit Penal.

    Ditën e djeshme, protestuesit fillimisht janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.

    Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.

    Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
    – 68 mbetje flakadani të plasur;
    – 23 copa plastike të shisheve të djegura;
    – 3 shishe plastike uji;
    – 3 tymuese të plasura;
    – 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;
    – 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);
    – 1 kuti cilindrike bombol;
    – 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

    Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme.

    Materialet i kaluan Prokurorisë.

    proteste kombetare 7 tetor Xhevahir Rrushi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.