Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Historike/ Rrëzohet Qeveria në Francë

    December 4, 2024

    Ligjvënësit francezë kanë votuar për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit, Michel Barnier, vetëm tri muaj pasi ai mori pushtetin. 331 deputetë votuan pro mocionit të mosbesimit të paraqitur nga Fronti i Ri Popullor kundër qeverisë së Michel Barnier. Është hera e parë që një qeveri në Francë rrëzohet për shkak të një mocioni për shkarkim që nga viti 1962 dhe sigurisht një humbje e madhe politike për presidentin francez Emmanuel Macron.

    Pas kalimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë është thelluar kriza politike në Francë.

    Qeveria e kryeministrit Michel Barnier, është e para që shkarkohet përmes mosbesimit në 60 vjetët e fundit.

    Para votimit, në një intervistë televizive të martën, Barnier kishte deklaruar se ende besonte që Qeveria e tij mund t’i mbijetojë mosbesimit.

    Por, partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar (RN), e bëri të qartë të mërkurën në mëngjes se do të votojë së bashku me partitë majtiste për ta rrëzuar Qeverinë.

    Majtistët dhe djathtistët së bashku kishin vota të mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë.

    Para nisjes së debatit për rrëzimin e Qeverisë, e pyetur nëse Tubimi Kombëtar do ta mbështesë votëbesimin, ligjvënësja Laure Lavalette tha për TF1 TV: “Pa dyshim që po”.

    E pyetur për pasojat katastrofike që i kanë paralajmëruar Barnier dhe ministrat e tij, Lavalette tha: “Nuk ka arsye që kjo të çojë drejt kaosit të madh. Nuk do të shembet gjithçka”.

    Presidenti Emmanuel Macron mund t’i kërkojë Barnierit të qëndrojë si kryeministër në detyrë derisa ta gjejë një kryeministër të ri, gjë që mund të ndodhë vetëm vitin e ardhshëm.

    Kriza politike mund t’i dëmtojë bizneset, konsumatorët dhe taksapaguesit, thanë ekspertët dhe ekonomistët për Reuters./rel

     

     

    Françë Michel Barnier
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    July 20, 2026

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    July 20, 2026

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    July 20, 2026

    Trump: Netanyahu nuk do të arrestohet në asnjë rrethanë gjatë qëndrimit në SHBA

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.