Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Historia rrëqethëse e Deas: Pas humbjes së vajzës u përball me vd*kjen e djalit

    March 30, 2025
    Historia rrëqethëse e Deas: Pas humbjes së vajzës u përball me vd*kjen e djalit

    E karakterizuar nga ngjyra e zezë, pamja e saj të paralajmëron dhimbjen e jetës së saj ndër vite.

    Në në rrëfim për “Ka një mesazh për ty”, Drita rikujton momentin kur babai u sëmur nga Parkinsoni dhe nëna u shdnërrua shtyllë kryesore e shtëpisë së saj.

    Në1985, Dea u martua me mblesëri e pas një viti u bekua me një djalë.

    4 vite pas djalit, lindi vajza. Ndonëse u plotësua nga dy engjët e saj, zemra e Dritës rënkonte nga vuajtjet që I shkaktoi bashkëshorti.

    Por pavarësisht problemeve të tyre, alkoolit e tradhtisë bashkëshortore nga burri, Deas nuk ia bënte zemra t’i shqetësonte fëmijët.

    Për të ata ishin dritë derisa dhe ajo paprtimas u shua.

    Dea humbi vajzën 14-vjeçare dhe pikërisht kur mendoi se do të mund të ngushëllohej me djalin, zemra iu vesh përgjithmonë me të zeza.

    Dea: Një e mërkurë e zezë e 1 tetorit të vitit 2003, më iku njëri sy, m’u pre një këmbë e një krah, më iku vajza ime e vetme në moshën 14 vjeçe, pa bërë 15.

    Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

    Dea: Ajo ishte në një gjendje gripale. E morëm, e  çuam në spital në Korçë, në pediatri. Atje pati komplikacione, e morën urgjent me ambulancë ta sillnin për në Tiranë dhe ndërroi jetë rrugës. Djali u prek shumë. Kaloi një dhimbje shumë të madhe, mbyllej në vetvete. Unë përpiqesha t’i qëndroja pranë, babai i tij nuk e mori asnjëherë me vete ta mbante pranë që të mos e ndiente mungesën e motrës. Ata ishin shumë të lidhur. Djali kishte shumë ëndrra, punonte përkrah meje por kishte filluar t’i kuptonte se po rritej, kishte filluar t’i kuptonte të gjitha ato çka bënte i ati. Thosha kam një dritë që shkëlqen dhe do të më ndriçojë gjithë botën ky djalë.

    Ardit Gjebrea: Ishte motivi pse merrje frymë.

    Dea: Më premtoi, se vazhdoi shkollën e mesme, ç’i shikonte syri, i bënte dora. “Mami, unë do të vazhdoj edhe shkollën e lartë”, tha. Në moshën 20-vjeçare ai kaloi një gjendje të fikëti, atak kardiak. Pasi humba djalin, unë kalova një gjendje shoku. As haja, as pija. Aty përkrah më ndenji nëna ime e cila nuk i dinte marrëdhëniet që kisha unë me bashkëshortin. Unë nuk iu kisha treguar.

    Ardit Gjebrea: Nëna erdhi të jetonte aty me ju?

    Dea: Po, që të më mbështeste mua në ato momentee.

    Ardit Gjebrea: Pastaj me siguri përjetoi edhe marrëdhënien tuaj.

    Dea: Shumë e drejtë. Unë ia kisha bërë të qartë që do të jetoj me kujtimin e fëmijëve të mi. Puthja dorezat e dritareve, atje ishte gjithçka që kisha me kujtimin e fëmijëve./Marrë nga tvklan.al

    Historia rrëqethëse e Deas humbi vajzen dhe djalin Ka nje mesazh per ty
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    April 26, 2026

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    April 26, 2026

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    April 26, 2026

    Trump: Biseda “të mira” me Putin dhe Zelensky, synojmë zgjidhjen e luftës në Ukrainë

    April 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.