Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump këmbëngul për një marrëveshjeje me Iranin

    Kushte atmosferike të paqëndrueshme! Parashikimi i motit për sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Hetoni efektivin që mori 700.000 euro nga trafikanti”/ Zbulohet e-maili që erdhi në Ministrinë e Brendshme

    December 8, 2024

    Është zbuluar nga mediat greke një e-mail i dërguar në Ministrinë e Brendshme greke në 10 janar 2024.

    E mail ka vënë në lëvizje autoritetet e kontrollit të brendshëm lidhur me veprimtarinë e paligjshme të oficerit të policisë Ilia T., i arrestuar sëfundmi në kuadër të dosjes “Sky ECC” në Greqi.

    E-maili, i publikuar nga gazeta greke “Documento”, zbulon se Europol kishte kohë që kishte dërguar në Greqi bisedat në “Sky ECC” të ish oficerit të antidrogës, por dosja ishte arkivuar nga një miku i tij me pretekstin se nuk identifikohej përdoruesi.

    Në e-mailin e gjatë ku flitet madje edhe për jetën superluksoze të oficerit Ilia T., zbulohen fakte tronditëse se si ai shantazhonte trafikantët shqiptarë për t’ju marrë para me qëllim që mos t’i procedonte penalisht.

    “Për shkak të detyrës së tij, ai siguron informacione të rëndësishme për cështje ku përfshihen ekonomikisht trafikantë shumë të fortë të drogës (kryesisht shqiptarë dhe serbë”, thuhet në e-mail.

    “Në një cështje sëfundmi të një ngarkese kokaine 67 kg, që u sekuestrua nga njësia e tij në Portin e Pireut, ku ishte përfshirë një futbollist veteran dhe dy specialistë frigoriferash që nxirrnin drogën nga sistemi ftohës i konteinerëve, …. ishte njoftuar shumë më parë kush ishte truri, një baron shqiptar që fshihet pas kësaj organizate kriminale, i quajtur… Madje kishte gjetur edhe personin që do ndërmjetësonte dhe do të fliste me të ditën e arrestimeve për ta trembur dhe shantazhuar. Madje që të kishte sukses shantazhi, kishte dërguar dhe skuadrën Omerta jashtë karburantit që zotëron baroni shqiptar në Pire. Për të mos e përfshirë fare në dosjen hetimore dhe me marrëveshjen që të arrestohen vetëm ndihmësit e shqiptarit, kërkoi dhe mori atë ditë 700.000 euro (Nuk është e madhe shumë për kë e njeh…Fillimisht kërkonte një milionë euro)”, vijon më tej e-maili.

    email greqi ministria e brendshme SKY
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump këmbëngul për një marrëveshjeje me Iranin

    April 21, 2026

    Kushte atmosferike të paqëndrueshme! Parashikimi i motit për sot

    April 21, 2026

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    April 21, 2026

    Këmbimi valutor 21 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.