Edi Rama: Sot në debatin publik ka vetëm dy palë, njëra që duartroket e brohoret sa herë që shfaqet ‘gijotina’ sipas asaj pale të gjithë janë për burg, litarë, për tu vrarë e tjetra është pala që sulmon në mënyrë banditeska organet e reja të drejtësisë e shënjestron me libër shpie prokurorët e gjykatësit që bëjnë punën e tyre duke nisur nga drejtuesi i SPAK që ka gjithë mbështetjen e solidaritetin tonë sa i përket gjithë baltës që ka marrë dhe merr familjarisht.
Por mungon një pozicion konstruktiv, që duhet të jetë edhe garante e pavarësisë së gjyqësorit, njëkohësisht edhe grante e lirive, të drejtave standarteve demokratike. Sepse përndryshe biem në kurthin e të kaluarës.
Për mua është e pakonceptueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve të Kuvendit pa hyrë në meritën e çështjes, pa diskutuar a ka a s’ka të drejtë akuza që e përfshin në atë roman thuajse 400 faqe e merr vesh nga TV dhe e merr vesh duke dëgjuar gazetarët specialë, të cilët disponojnë sekrete hetimore, ushqim që ju vjen nga stacioni i trenit për tu hedhur në pazarin e madh të gjësë së gjallë.
Kjo është e papranueshme, as dje as sot e as nesër deri kur të jem në krye të kësaj force politike s’do marrë përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia.
Por ama, ndryshe nga deri dje, sot e tutje kjo forcë politike nuk do heshtë përballë shkeljeve flagrante të standarteve dhe brutalitetit të kujtdoqoftë që ushtrimin e forcës së konsoliduar të pavarësisë, se vetëm një idiot apo maskara mund të thotë që paskëtaj ne kontrollojmë drejtësinë.
Jo, ne kemi marrë zyrtarisht certifikatën që duart tona janë larg fare drejtësisë, ama ne nuk jemi këtu hunj gardhi që thjesht të përcjellim lajme, të japim mbështetje pafund e mos themi asgjë kur biem në gjurmë me ose pa dashje të episodeve si ky. Minimalisht kryetarja e komisionit të ligjeve duhej thirrur e duhej pyetur.
Ku jemi këtu, në cilën republikë, që dikush thotë cfarë të dojë për dikë e mjafton që i përfoluri të nxirret me emër e mbiemër në ato udhëkryqet e natës si person i dyshuar pa u pyetur minimalisht.
Por nuk është vetëm kjo. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë që ka arsye për reflektim të përbashkët të të gjithëve, se gjithcka është ndërtuar me mund.

