Avokatët mbrojtës të ish kryeministrit Sali Berisha kanë marrë dijeni nga Prokuroria e Posaçme, SPAK se i duhet një muaj kohë për të mbyllur dosjen hetimore dhe për ta dorëzuar atë në gjykatë.
Mësohet se me të administruar përgjigjet e avokatëve dhe prapësimet e tyre, SPAK u ka bërë me dije se do ta dorëzojnë dosjen brenda muajit tetor.
Pavarësisht kohës qe dy prokurorët i kanë dhënë vetes për “të kopsitur” fashikujt , nuk përjashtohet mundësia që fashikujt të dorëzohen tek gjyqtari paraprak edhe me herët se ka njoftuar akuza.


