Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, gati tenderi (1 gusht) për projektin 356 milionë euro

    August 1, 2024
    Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, gati tenderi (1 gusht) për projektin 356 milionë euro

    Në sistemin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që është një nga financuesit e projektit hekurudhor Vorë-Hani i Hotit u njoftua se këtë javë pritet hapja e tenderit me objekt rehabilitimi i kësaj linje teksa lloji i prokurimit përfshin të mira, punime dhe konsulencë.

    Konkretisht Hekurudhat Shqiptare që janë autoriteti kontraktor dhe përfituesi direkt i financimit vlerësojnë se në datën 1 gusht pritet hapja e procedurës.

    “Klienti i përmendur më sipër synon të përdorë një pjesë të të ardhurave të një kredie /granti të administruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka) për koston e projektit të përmendur më sipër.

    Huamarrësi ka aplikuar për bashkëfinancim nga burimet e mëposhtme në shumat e treguara si vlerësim: Grantet e WBIF në një shumë prej rreth 160 milionë euro, kredi nga BERZH në një shumë prej përafërsisht 100 milionë euro, kredi nga BEI në një shumë prej rreth 100 milionë euro.

    “Financimi i Bankës do të përdoret për rehabilitimin e linjës hekurudhore 120.2 km ndërmjet Vorës dhe Hanit të Hotit në kufi me Malin e Zi, lidhja e vetme hekurudhore e Shqipërisë me vendet fqinje. Vlera totale e parashikuar e projektit 356 milionë euro” thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit kontratat do t’i nënshtrohen politikave dhe rregullave të prokurimit të Bankës dhe janë të hapura për pjesëmarrje për firma nga çdo vend, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe në dokumentet e prokurimit. Prokurimi në kuadër të këtij projekti do të kryhet duke përdorur Portalin E-Prokurimit të Klientit të BERZH-it (ECEPP).

    Projekti

    Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.

    Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.

    Ajo kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit (km 140). Sipas ndarjes administrative, hekurudha përshkon territoret e shtatë bashkive (Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe).

    Linja ekzistuese hekurudhore Vorë – Hani i Hotit u ndërtua në dy faza: nga Vora në Laç në fillim të viteve 1960, ndërsa nga Laçi deri në kufirin e Shqipëri-Mali i Zi, në vitin 1985.

    Tërmeti i 29 nëntorit 2019 ndërpreu funksionimin e kësaj linje për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Ishëm por edhe më herët shpejtësia e kalimit të trenave ishte shumë e ulët./MONITOR

    Hekurudha Vorë-Hani i Hotit projekti 356 milionë euro tenderi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.