Në prag të duelit ndaj Kombëtares sonë, kapiteni i Anglisë Harry Kane ishte i pranshëm në një konferencë për mediat.
Gjatë fjalës së tij kapiteni i “3 Luanëve” e cilësoi këtë përballje si të vështirë.
Sipas tij dhe lojtarët e rinj do të sjellin një tjetër energji në këtë sfidë.
“Thomas sjell shumë më shumë energji dhe entuziazëm, sjell shumë pasion kur flet. Ai ishte një nga arsyet e mëdha pse shkova te Bayern Munich. E di se sa trajner i mirë është, të gjithë djemtë kanë mbetur të impresionuar Do të përpiqemi të luajmë më shumë për zotërimin e topit dhe të krijojmë sa më shumë raste. E kemi skuadrën për ta bërë këtë gjë. Kemi shumë lojtarë në formë të mirë, kemi shumë lojtarë të rinj që sjellin shumë energji në ekip. Nesër në mbrëmje do të përpiqemi të jemi më dominues dhe të emocionojmë tifozët në Ëembley. Do të jetë një ndeshje e vështirë”, deklaroi Kane.
Kujtojmë se risi ka patur dhe në kombëtaren shqiptare.


