Shqipëria nuk arriti të thyejë Anglinë as në përballjen e radhës, duke regjistruar humbjen e tetë në po aq ndeshje ndaj “Tre Luanëve”. Megjithatë, kuqezinjtë zhvilluan një lojë të fortë dhe krijuan raste të pastra, të cilat nuk u shfrytëzuan, ndërsa Harry Kane u tregua fatal me dopietën e tij që e çoi në kuotën e 78 golave, duke thyer rekordin e legjendës Pelé.
Pas ndeshjes, kapiteni i Anglisë e pranoi hapur se përballja me Shqipërinë ishte më e vështira e grupit.
“Ishte vërtet një ndeshje e vështirë. Ndoshta një nga më të vështirat që kemi pasur në këtë grup,” tha Kane. “Duhej të tregonim durim dhe të punonim shumë për të çarë mbrojtjen e tyre, sepse janë shumë solidë aty. Ia dolëm dhe e mbyllëm ndeshjen 2-0. Një tjetër sfidë pa pësuar gol – jemi shumë të lumtur.”
Kane theksoi edhe rëndësinë e fitores për moralin e skuadrës angleze:
“Nuk donim ta mbyllnim vitin me humbje dhe pastaj të prisnim marsin për të luajtur sërish. Tani mund të largohemi dhe ta shijojmë të gjithë këtë,” u shpreh ai.


