Instituti i Gjeoshkencës konfirmoi se një tërmet me magnitudë 3.8, është regjistruar më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42 me epiqendër fshatin Kurjan.
Teksa nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale, qytetarët janë frikësuar duke dalë nëpër rrugë.
Lajm i fundit/ Lëkundjet e tërmetit në Shqipëri, reagon me urgjencë Agjencia e Mbrojtjes Civile
Ne fshatin Kuman ku ka qenë epiqendra e tërmetit, banorët kanë dalë për disa minuta në rrugë, por fatmirësisht nuk ka dëme.
“Tërmeti u ndje, dolën njerëzit nga shtëpia. Ishte mbi katër ballë thonë. Dëmet do i shohim nesër nëse ka. Njerëzit dolën në rrugë nga frika. Ishte goditje e fortë, zona jonë është mësuar me tërmete. Kjo sot ishte më e fortë. Po flisja me një shok më tha ‘nuk e morëm çupën, dolëm me vrap jashtë’. Ishte e frikshme”, u shpreh kryeplaku i fshatit, Tomorr Metani, per TCH.
“Nuk pati dëme, ishte goditje e fortë, dolën nga banesa”, tha një tjetër banore.


