Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama ndan foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet, motra italiane s’të fal me….

    Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

    Banesa u përfshi nga flakët/ Humb jetën babai me 2 fëmijët e mitur në Malishevë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kamala në prag të përzgjedhjes së kandidatit për nënpresident, polemika mbi debatin Harris-Trump

    August 5, 2024
    Harris në prag të përzgjedhjes së kandidatit për nënpresident, polemika mbi debatin Harris-Trump
    Kamala Harris dhe Donald Trump

    Nënpresidentja Kamala Harris pritet të njoftojë së shpejti emrin e kandidatit të saj për nënpresident për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Personi që ajo do të përzgedhë, pritet të marrë pjesë me të në një tubim elektoral të martën në Pensilvani. Ndërkohë ish-presidenti Donald Trump shfrytëzoi mediat sociale për të këmbëngulur mbi nevojën e ndryshimit të vendit dhe datës së debatit të ardhshëm presidencial.

    Kandidatja e demokratëve për presidente Kamala Harris pritet të njoftojë kandidatin e saj për nënpresident, i cili pritet t’i bashkohet asaj në fushatë të martën. Kandidatët kryesorë janë Guvernatori i Pensilvanisë Josh Shapiro, Guvernatori i Minesotës Tim Walz dhe senatori i Arizonës Mark Kelly.

    Profesori i shkencave politike në Universitetin Duke, Jon Green tha për Zërin e Amerikës se përzgjedhja e kandidatit për nënpresident, si një nga vendimet e para të zonjës Harris si kandidate për presidente, pritet të krijojë përshtypjet e para tek votuesit amerikanë mbi aftësitë e saj vendimmarrëse.

    “Vendimi i saj do të jetë një sinjal mbi përparësitë dhe qasjen e saj ndaj qeverisjes, në rast se ajo nuk do të ishte në gjendje të kryente funksionet e Presidentes së vendit”, tha ai në një intervistë me Skype për Zërin e Amerikës.

    Zonja Harris ka në plan të vizitojë disa shtete vendimtare me kandidatin e saj për nënpresident, duke filluar me një tubim elektoral të martën në Pensilvani. Drejtuesit e fushatës së zotit Trump pritet gjithashtu të shpenzojnë kohë dhe energji në shtetet që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të nëntorit.

    “Në zgjedhjet e këtij viti, Pensilvania, Viskonsin, Miçigani dhe Arizona konsiderohen si shtete relativisht të mëdha dhe konkurruese”, thotë analisti Josh Green.

    Ndërsa elektorati pret shpalljen e kandidatit të demokratëve për nënpresident, ka filluar të rritet interesi edhe mbi debatin mes zonjës Harris dhe ish Presidentit Trump. Kandidati i republikanëve për president thotë se tani që Presidenti Biden është tërhequr nga gara për president, debati i planifikuar për në 10 shtator në kanalin ABC duhet të zëvendësohet me një debat në Fox News në Pensilvani në fillim të shtatorit, me praninë e një audience.

    Të shtunën, zoti Trump tha përmes një postimi në platformën e tij Truth Social lidhur me debatin me zonjën Harris se “do ta shoh atë më 4 shtator ose nuk do të ketë debat.”

    Fushata e zonjës Harris ka këmbëngulur në respektimin e planit fillestar mbi debatin.

    “Donald, shpresoj të më takosh në skenën e debatit, sepse sipas shprehjes së njohur, nëse ke diçka për të thënë, është më mirë të ma thuash në fytyrë”, tha ajo.

    Mbetet të shihet nëse zonja Harris dhe zoti Trump do të takohen ballë për ballë, por ish Presidenti Trump do të ketë një mundësi të re për të kritikuar zonjën Harris dhe kandidatin e saj për nënpresident në një tubim elektoral në Bozeman të Montanës më 9 gusht./VOA

    donald trump harris zgjedhjet ne shba
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama ndan foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet, motra italiane s’të fal me….

    April 16, 2026

    Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

    April 16, 2026

    Banesa u përfshi nga flakët/ Humb jetën babai me 2 fëmijët e mitur në Malishevë

    April 16, 2026

    Mbrëmë u puth me Vanesën/ Dalin fotot e Indrit me ish-bashkëshorten e tij

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.