Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër, të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi

    Alarmi për bombë tek qendra tregtare në Tiranë, reagon policia

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Hapi “Exchange” pa licencë, procedohet penalisht 30-vjeçari në Ksamil

    August 19, 2024
    Hapi "Exchange" pa licencë dhe nuk lëshonte kuponë tatimor, arrestohet 30-vjeçari në Ksamil, çfarë u sekuestrua

    KSAMIL– Një shtetas 30-vjeçar në Ksamil, i identifikuar si D.M., është proceduar penalisht pasi ushtronte pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor dhe nuk lëshonte kuponë tatimor. Ndërkohë mësohet se kishte edhe persona të punësuar të pasiguruar.

    Policia pas kontrolleve të bëra në ambientet e këmbimit valuator ka gjetur dhe sekuestruar 98.896 lekë, 368 euro, 26 paund dhe 2 laptopë.

    NJOFTIMI I POLICISË:

    Ushtronte pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor dhe nuk lëshonte kuponë tatimor, si dhe kishte punonjës të pasiguruar, procedohet penalisht 30-vjeçari në Ksamil.

    Sekuestrohen një shumë parash në lekë, euro dhe paund, si dhe 2 laptopë.

    Gjatë veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 17.08.2024 në Ksamil, ku një 26-vjeçar u vu në pranga nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Sarandë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e qarkullimit rrugor të Sarandës gjatë ushtrimit të detyrës për plotësimin e procesverbalit të shkeljes rrugore (parkim i gabuar), konkretisht në rrugën “Butrinti”, përballë një subjekti privat në administrimin e vëllait të 26-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë marrë informacion se në këtë subjekt ushtrohej aktiviteti i këmbimit valutor pa licencë.

    Menjëherë në këtë subjekt është kryer kontroll dhe është konstatuar se shtetasi D. M., administrator i këtij subjekti, ushtronte pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor dhe nuk lëshonte kuponë tatimor për shërbimet e ofruara, si dhe kishte punonjës të pasiguruar.

    Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin D. M., 30 vjeç, banues në Ksamil.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 896 lekë, 368 euro, 26 paund dhe 2 laptopë.

    Hapi "Exchange" pa licencë Ksamil procedohet penalisht 30-vjeçari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër, të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi

    April 25, 2026

    Alarmi për bombë tek qendra tregtare në Tiranë, reagon policia

    April 25, 2026

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    April 25, 2026

    Derbi i Kryeqytetit, Tirana mposht Partizanin me përmbysje spektakolare

    April 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.