DIBËR– KAS ka vendosur të nisë rinumërimin e 42 kutive të votimit në Qarkun e Dibrës. Një vendim ky që vjen si pjesë e shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga opozita pas zgjedhjeve të 11 Majit.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë këtë vendim pas pretendimeve për parregullsi në numërimin fillestar dhe synon të sigurojë transparencë dhe besueshmëri në procesin zgjedhor.
Mësohet se rinumërimi do të përqendrohet tek votat preferenciale të koalicionit PD-ASHM./Radar.al
U paraqit sot në SPAK/ Dhori Kule: Dhashë sqarime për kohën kur kam qenë te Banka e Shqipërisë


