Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Hantavirusi në bord vazhdon të përhapet, amerikanë dhe francezë të infektuar

    May 11, 2026

    FRANCË– Një amerikan dhe një shtetase franceze, të evakuuar nga anija turistike MV Hondius, kanë rezultuar pozitivë me hantavirus, ndërsa autoritetet ndërkombëtare vijojnë operacionin kompleks për kthimin në atdhe të pasagjerëve dhe ekuipazhit. Sipas ministres franceze të Shëndetësisë, Stephanie Rist, bëri të ditur se gruaja franceze, e vendosur në izolim në Paris së bashku me katër shtetas të tjerë, shfaqi simptoma të dielën në mbrëmje dhe analizat konfirmuan infektimin. Nga ana tjetër, autoritetet amerikane raportuan se një shtetas i SHBA-së kishte simptoma të lehta, ndërsa një tjetër rezultoi pozitiv për virusin e Andeve – i vetmi lloj hantavirusi që mund të transmetohet nga njeriu te njeriu.

    Bilanci i shpërthimit është rënduar, pasi tre persona-një çift holandez dhe një grua gjermane – kanë humbur jetën. Sëmundja, e rrallë dhe zakonisht e përhapur përmes brejtësve, ka prekur edhe pasagjerë të tjerë në bord. Aktualisht nuk ekziston vaksinë apo trajtim specifik për hantavirusin, i cili konsiderohet endemik në Argjentina, vend nga ku anija kishte nisur udhëtimin në fillim të prillit. Megjithatë, autoritetet shëndetësore theksojnë se rreziku për përhapje globale mbetet i ulët, duke shmangur krahasimet me pandeminë e Covid-19. Ndërkohë, gjurmimi i kontakteve ka nisur në disa vende. Vetëm në Francë janë identifikuar 22 raste kontakti, përfshirë pasagjerë që kanë udhëtuar në fluturime ndërkombëtare midis Shën Helena, Johanesburg dhe Amsterdam. Operacioni i evakuimit, i koordinuar nga autoritetet spanjolle në Tenerife, ka nxjerrë tashmë nga anija 94 persona nga 19 kombësi të ndryshme. Pjesa tjetër e pasagjerëve pritet të riatdhesohet me fluturimet e fundit drejt vendeve si Australia dhe Holanda.

    Pamjet nga porti industrial i Granadillës treguan pasagjerë të veshur me kostume mbrojtëse mjekësore blu, teksa zbrisnin nga anija nën masa të rrepta sigurie shëndetësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë, Ëorld Health Organization, rekomandon një karantinë deri në 42 ditë dhe monitorim të vazhdueshëm të simptomave si ethe dhe probleme respiratore. Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i pranishëm në Tenerife, paralajmëroi se disa politika më fleksibël të karantinës mund të mbartin rreziqe.

    Ndërkohë, vendet kanë marrë masa të ndryshme: Greqia ka vendosur karantinë 45-ditore për një shtetas të saj, Spanja ka izoluar qytetarët në një spital ushtarak në Madrid, ndërsa Australia do të mbajë të evakuuarit në karantinë për të paktën tre javë.

    Anija “Hondius”, që u nis nga Ushuaia e Argjentinës më 1 prill drejt Kepit të Gjelbër, pritet të largohet drejt Holandës me një pjesë të ekuipazhit, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për origjinën e shpërthimit. Sipas OBSH-së, infeksioni fillestar mund të ketë ndodhur para nisjes, por autoritetet argjentinase kanë ngritur dyshime mbi këtë version, duke përmendur periudhën e inkubacionit dhe faktorë të tjerë./Radar.al

    anija turistike MV Hondius Covid-19 hantavirus Stephanie Rist
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.