Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanja, 289 minuta pa festuar një gol. Iberikët duhet të ndryshojnë statistikat ndaj Arabisë Saudite

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    Euro në “rrokullisje”, zbret në 94.6 lekë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Guardiola mbron lojtarin e tij: Foto e Grilish i dehur?

    March 8, 2025
    Guardiola mbron lojtarin e tij: Foto e Grilish i dehur?

    Përpara ndeshjes me Notingem Forestin, Pep Guardiola, nuk i shpëton pyetjeve për Xhek Grilishin, lojtarin e tij të fotografuar i dehur në rrugë javën e fundit. “Ai është shumë i famshëm. Njerëzit e ndjekin atë. Nuk kam asgjë për të komentuar”, tha trajneri katalanas, i cili vlerësoi ndeshjen me skuadrën e Nuno Espirito Santosit, e cila renditet me një pikë më shumë sesa “Qytetarët” në klasifikim.

    Por a është Foresti një kërcënim për vendin e tyre në Champions? “Ka shumë klube të ndryshme që luftojnë për këtë objektiv. Të gjithë duan të jenë në Champions sezonin e ardhshëm për shumë arsye. Nëse nuk ndodh për ne, atëherë është sepse ne nuk kemi qenë mjaftueshëm të mirë dhe skuadrat e tjera e meritojnë atë”.

    Në lidhje me faktin nëse presioni ndaj Mançester Sitit ndihet ndryshe nga sezonet e mëparshme, sepse ata nuk janë në garë për titull, trajneri tha: “Presioni është gjithmonë aty në klubet e mëdha. Ju duhet t’i bëni presion vetes për të bërë më të mirën, pavarësisht se për çfarë po luani. Është ndryshe, por realiteti është se ne po përpiqemi që të përfundojmë në katër vendet e para. Nesër (sot) kemi një mundësi për t’u ngjitur dhe për të ndihmuar në sigurimin e këtij objektivi”.

    Pep vlerësoi Nuno Espirito Santosin për transformimin e skuadrës: “Është shumë e thjeshtë. Kur ti je i treti në tabelë me 11 ndeshje të mbetura, është sepse ke bërë vërtet shumë mirë. Është mbresëlënëse. Ata mbrojnë shumë mirë, janë kompaktë dhe agresivë. Lojtarët e sulmit krijojnë shumë gjëra. Morgan Gibs-Uajt, Antoni Elanga janë lojtarë të jashtëzakonshëm. Ola Aina është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai mund të luajë në të dyja krahët. Eliot Anderson është i fortë fizikisht dhe një lojtar i mirë gjithashtu”./PanoramaSport

    Foresti guardiola
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanja, 289 minuta pa festuar një gol. Iberikët duhet të ndryshojnë statistikat ndaj Arabisë Saudite

    June 18, 2026

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    June 18, 2026

    Euro në “rrokullisje”, zbret në 94.6 lekë

    June 18, 2026

    Aksidentohet autobusi me nxënës në Elbasan, përplaset me një tjetër makinë

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.