Lacy Gilbert është nga veriu i Britanise. Ajo krijoi vullnetin për të nisur një program rigoroz diete të shoqëruar me stërvitjeje.
Tani shijon frytet e punës, me përmirësimin e fokusimit mendor, të gjumit dhe të dhimbjeve në kyçe.
Ajo tregon se si ka rënë në peshë më shumë se 40 kg duke përmirësuar stilin e saj të jetesës, mendësinë dhe zakonet e përditshme.
Laci kur nisi rrugëtimin e saj në 2023 peshonte më shumë se 110 kg.
“Shëndeti im është përmirësuar, pamja e jashtme është përmirësuar, ashtu si dhe besimi te vetja. Jam tashmë një person tjetër”, thotë ajo.
Gruaja tregon se i dha ndihmë të madhe një aplikacion që përshkruhet si udhëzues për të rriturit që kërkojnë një stil më të shëndetshëm jetese.
Rrjeti Mirror shkruan se aplikacioni Simple ofron një seri mjetesh për të arritur shëndetin optimal dhe kuptuar vlerat ushqyese të ushqimeve e pijeve që konsumoni, duke promovuar më të mirat.
Programet sugjerojnë plane stërvitjeje, bazuar në preferencat e përdoruesit dhe eksperiencat e mëparshme me rënien në peshë.
Laci përmendte si një nga opsionet më të preferuara mjetin e krahasimit të fotove.
“As nuk dukem as nuk ndjehem si i njëjti person që isha më parë. Ishte një rrugëtim i mrekullueshëm, por gjëja më e mirë ishte shmangia e sëmundjeve të lidhura me obesitetin”.

