Tyson Fury ka kaluar një periudhë të vështirë në jetën e tij së fundmi. Dy ngjarje që i kanë shenjuar historinë e jetës.
Ai ka zbuluar se gruaja e tij pësoi abort përpara se ai të dilte humbës përballë ukrainasit Oleksandr Usyk në Arabinë Saudite në maj.
Gruaja e tij, Paris, ishte gjashtë-muajshe shtatzënë kur humbi fëmijën. Më vonë, ai humbi titullin e tij botëror në peshën e rëndë ëBC.
Fury u shpreh: “Ajo ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Nuk është si një abort në fillimet e shtatzanisë, asaj iu desh të lindte fizikisht një fëmijë të vdekur, vetë, ndërsa burri i saj ishte në një vend të huaj. Nuk është një gjë e bukur.”
Fury tha se gruaja e tij nuk i tregoi atij për abortin para ndeshjes. Por ai thellë e ndiente se kishte një problem kur ajo tha se nuk mund të merrte pjesë në duelin në Riad.
Ai tha: “Ajo kurrë nuk më tha se e kishte humbur fëmijën, por unë e dija. Kur u ktheva mora konfirmimin e pashmangshëm se fëmija nuk ishte më, por ajo e kishte mbajtur për vete”.
Fury shtoi: “Unë nuk mund të isha aty për të në atë moment. Dhe kjo është e vështirë për mua”.


