Prej muajit dhjetor 2021, Klodian Zoto është në kërkim nga SPAK e Gjykata Speciale, si i dënuar me nga 8.5 vite burg për mashtrim, falsifikim e vjedhje në landfillet Elbasan-Fier .
Por ai vazhdon të shtojë pasuritë dhe aksionet në kompani strategjike; konkretisht te kompania e telefonisë celulare “ONE Albania”, tashmë e blerë prej grupit të drejtuar nga Gellért Zoltán Jászai.
Më 22 mars 2024, Klodian Zoto u bë ortak në kompaninë celulare “ONE Albania”, nëpërmjet gruas së tij Ilza Zoto; e cila bleu aksione me vlerë totale 2000 Euro, duke u bërë ortake dhe me shtetin shqiptar që ka 3% aksione në këtë kompani. Këto aksione të blera nga znj. Zoto, më herët kanë qenë në pronësi të z. Bashkim Minir Sulstarova dhe Margarita Sulstarova, sikurse shihet nga dokumenti.
Në datën 4 prill 2024, në deklarimin për regjistrimin e Ilza Zotos si ortake e shtuar, pronarët hungarezë të kompanisë “ONE Albania”, kanë deklaruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit e Tatimet, vlerën 2000 Euro të aksioneve që bleu gruaja e Klodian Zotos.