Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gripi i shpendëve shqetëson ekspertët: Mund të shkaktojë një pandemi më të keqe se COVID-19

    November 27, 2025

    Pesë vjet pas pandemisë së koronavirusit, një alarm i ri vjen nga Instituti Pasteur lidhur me gripin e shpendëve. Ekspertët paralajmërojnë se një mutacion që e lejon virusin të transmetohet nga njeri te njeriu mund të shkaktojë një pandemi edhe më serioze se COVID-19.

    Gripi i shpendëve përhapet mes shpendëve të egër dhe shtëpiake, si dhe disa gjitarëve, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme në tufa dhe duke cenuar zinxhirin e furnizimit me ushqim. Edhe pse infeksionet njerëzore mbeten të rralla, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun në rast të përshtatjes së virusit tek njerëzit.

    Drejtoresha mjekësore e qendrës së infeksioneve të frymëmarrjes të Institutit Pasteur, Marie-Anne Rame Velti, thekson se viruset e gripit mund të infektojnë edhe njerëz të shëndetshëm, përfshirë fëmijët, duke rritur rrezikun e vdekshmërisë, ndryshe nga COVID-19, i cili prek kryesisht grupet e ndjeshme.

    Nga viti 2003, sipas OBSH-së, janë regjistruar gati 1,000 shpërthime të gripit të shpendëve tek njerëzit, me një shkallë të lartë vdekshmërie, kryesisht në vende si Egjipti, Indonezia dhe Vietnami. Në SHBA është regjistruar së fundmi edhe lloji H5N5.

    Megjithatë, ekspertët e vlerësojnë si të ulët probabilitetin që virusi të shkaktojë një pandemi të menjëhershme. Gregorio Torres nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve thotë se duhet vigjilencë dhe përgatitje, por jeta e përditshme nuk kërkon kufizime të menjëhershme.

    Rame Velti shton se përvoja nga COVID-19 ka përmirësuar ndjeshëm përgatitjen e komunitetit shkencor, duke përfshirë masa parandaluese, kandidatë vaksinash dhe stoqe barnash antivirale të gatshme për përdorim në rast nevoje.

    Covid-19 gripi i shpendeve pandemi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.