Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vra*je e trefishtë në Podgoricë/ Dy vëllezër shqiptarë mes viktimave, policia në kërkim të autorit

    “Jeta ikën shpejt”, Rama sjell mesazhin e Aleksandrit të Madh për jetën dhe vdekjen

    Shpërthim i fuqishëm në Mamaj të Tepelenë/ Dy të rinj në gjendje kritike, transportohen me urgjencë drejt Tiranës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Greqia ashpërson ligjet ndaj azilkërkuesve

    May 28, 2025
    Greqia ashpërson ligjet ndaj azilkërkuesve

    Greqia ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar kërkesa dhe do të përshpejtojë kthimin në shtetet e tyre të origjinës, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, më 28 maj.

    Greqia ishte në epiqendër të krizës me migrantë më 2015-2016, kur më shumë se 1 milion persona u larguan nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe shkuan në Evropë.

    Rritja e numrit të azilkërkuesve nxiti thirrjet që shtetet në kufirin jugor të Evropës, sikurse Greqia dhe Italia, të forcojnë kufijtë e tyre.

    Që atëherë, numri i azilkërkuesve ka rënë, por migracioni metët një çështje e ndjeshme politike në Greqi dhe Mitsotakis është zotuar se do të ashpërsojë qëndrimin e tij.

    “Dënimet do të jenë më të rënda për ata që hyjnë në shtet në mënyrë të paligjshme ose qëndrojnë në vendin tonë nëse kërkesa e tyre për azil është refuzuar”, tha Mitsotakis gjatë mbledhjes së ekzekutivit të mërkurën, ku u diskutua për projektligjin e ri për migracionin e paligjshëm.

    Mitsotakis tha se projektligji do të synojë gjithashtu përshpejtimin e kthimeve përmes një “mekanizmi më efektiv dhe të drejtë”. Rregulloret do të duhet të miratohen nga Parlamenti përpara se të hyjnë në fuqi.

    Fluksi e migrantëve drejt Greqisë ra për 30 për qind në katër muajt e parë të këtij viti krahasuar me një vit më parë, pasi më pak njerëz hynë përgjatë kufirit lindor me Turqinë.

    Megjithatë, mbërritjet nga deti nga Libia në ishujt e largët të Kretës dhe Gavdosit janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, përgjatë një rruge të re trafikimi në Detin Mesdhe.

    Mijëra azilkërkues, kërkesat e të cilëve janë refuzuar, ndodhen të bllokuar në Greqi.

    Për të përshpejtuar proceset e azilit dhe për të ulur presionin mbi sistemet e azilit, Komisioni Evropian propozoi javën e kaluar ndryshimin e legjislacionit evropian për t’u lejuar shteteve anëtare të dëbojnë azilkërkuesit e refuzuar nëse ata mund të dërgohen në një vend të tretë që konsiderohet i sigurt nga blloku evropian./REL=

    Azilkerkues Greqia ligjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vra*je e trefishtë në Podgoricë/ Dy vëllezër shqiptarë mes viktimave, policia në kërkim të autorit

    April 21, 2026

    “Jeta ikën shpejt”, Rama sjell mesazhin e Aleksandrit të Madh për jetën dhe vdekjen

    April 21, 2026

    Shpërthim i fuqishëm në Mamaj të Tepelenë/ Dy të rinj në gjendje kritike, transportohen me urgjencë drejt Tiranës

    April 21, 2026

    “Thikë me dy presa”/ Rama për sigurinë ushqimore: Kush nuk është përgatitur rrezikon falimentimin

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.