Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    G Bani tërhiqet nga ‘Kënga Magjike’: Nuk pranoj ofendime, arti nuk krijohet me s*lme personale

    Heroi i sfidës me Serbinë/ Rei Manaj: Do jepja 15 vite për golin! Silvinjo? Edhe po të mos kishte dhënë leje…

    Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Greqi: Grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

    October 1, 2025

    GREQI– Në Greqi është në fuqi nga 2024 java me gjashtë ditë pune. Tani pritet të pasojë edhe rregullorja për ditën me 13 orë punë. Sindikatat refuzojnë projektligjin. Të mërkurën është shpallur grevë e përgjithshme.

    “Unë nuk mund të punoj 13 orë në ditë dhe këtë nuk mund ta kërkoj as nga punonjëset e mira”, thotë Anni, shefe e sallonit të bukurisë “64” në Pagrati, në qendër të Athinës. Ajo është e bindur, se as klientet e saj nuk mund të jenë të kënaqura me një stiliste, e cila është rropatur 13 orë në në punë gjatë gjithë ditës. Ndaj ajo shtron pyetjen, përse ministrja e Punës, Niki Kerameos dëshiron patjetër të mundësojë me ligj ditën me 13 orë pune.

    Ministrja në shumë intervista e shpjegon planin e saj: Synohet vetëm një rregull përjashtues, për vetëm 37 ditë në vit e kjo madje është “në interes të punëmarrësve”.

    Sindikatat e Greqisë e refuzojnë planin e ministres dhe përpiqen ta rrëzojnë projektligjin për “fleksibilizimin e kohës së punës”, që së shpejti pritet të kalojë në parlament. Për të mërkurën (1.10.2025) sindikatat kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme. Ato duan ta paralizojnë Greqinë këtë ditë: Anijet do të qendrojnë të ankoruara në porte, avionët të parkuar në aeroporte dhe ato pak trena që ka, do të mbeten të parkuar nëpër stacione.

    Gjashtë ditë pune për të punësuarit
    Që më parë këtij projektligji qeveria konservatore e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis e bëri tregun e punës në Greqi një ndër më “fleksiblët” në Europë. Që nga korriku 2024 të punësuarit në industri, në tregtinë me pakicë, në bujqësi dhe në disa sektorë të shërbimeve publike duhet të punojnë gjashtë ditë në javë, nëse këtë e vendos kështu sipërmarrësi. Për ditën e gjashtë shtesë paguhet një suplement me 40 përqind të pagës ditore.

    Në përgjithësi në Greqi gjithmonë ka qenë në fuqi java me 40 orë pune, por sipërmarrësit lejohen të kërkojnë vetëm për një kohë të kufizuar deri në dy orë shtesë pa pagesë në ditë dhe në kompensim u japin pushim punonjësve të tyre, duke u ofruar kësisoj më shumë kohë të lirë. Teorikisht kjo bëhet vullnetarisht, por në sipërmarrje punonjësit detyrohen të punojnë më gjatë – e kjo pa asnjë kompensim.

    Edhe dita me 13 orë pune duhet të konsistojë në bazë të vullnetit të lirë, thekson ministrja e Punës. Askush nuk është i detyruar të punojë orë shtesë, thotë Niki Kerameos.

    Pasoja negative ndaj produktivitetit

    Por a mundet vërtetë një punonjës që ta refuzojë punën me orë shtesë? Theodoros Koutroukis, profesor për në fushën e marrëdhënieve të punës në Universitetin e Trakës Democritus thotë: “Jo. Kjo nuk mund të bëhet pa pasur pasoja për punonjësin, sepse një punonjës i vetëm ka një fuqi minimale negociimi.”

    Koutroukis tërheq vëmendjen, se rregullorja e re nuk do të ndikojë pozitivisht ndaj tregut të punës. Zgjatja e orëve të punës në ditë mund të shkaktojë pakënaqësinë e të punësuarve dhe në uljen e produktivitetit, thotë ai për DW. Kjo çon në përkeqësimin e cilësisë dhe madje edhe në rritjen e kostove të pagës për njësi. Zgjatja e orarit të punës mund të prishë edhe ekuilibrin në raportin punë dhe familje duke ua kufizuar hapësirën kohore të punësuarve për familjen si dhe për të ndjekur kurse të kualifikimit profesional, vëren profesori.

    Orare pune fleksibël sipas nevojave të sipërmarrësjes

    Krahas aplikimit të ditës me 13 orë pune, në projektligjin e ministres janë parashikuar edhe një ndarje fleksibël e pushimeve vjetore, ndarje fleksibël dhe afatshkurtër e punës shtesë prej 120 minutash në ditë si dhe të qenit në gatishmëri dhe njoftimi përmes aplikacionit i punonjësve. Kriter për këtë janë “nevojat urgjente të firmave”. Edhe një javë me katër dite por me gjithsej 40 orë është e mundur.

    Ministrja e Punës është e angazhuar për reformën e tregut të punës, që synon “përshtatjen e legjislacionit ndaj realitetit”. Ekspertët e punës në të kundërt e konsiderojnë këtë si legalizim të shkeljeve nga ana e sipërmarrjeve. Edhe në të kaluarën rëndom janë regjistruar shkelje kundrejt punonjësve.

    Zgjatje e kohës së punës në vend të dy punëve

    Për shkak se pagat në Greqi janë të ulëta shumë punonjës bëjnë dy punë. Me rregulloren e re mund të mjaftojë që të punohet në një sipërmarrje me 13 orë në ditë.

    Në Greqi njerëzit nuk mund të jetojnë më të ardhurat nga 40 orë punë në javë, ndaj ata bëjnë orë shtesë pune, ose gjejnë një punë të dytë. Sipas Eurostat në Greqi punonjësit me 1886 orë pune në vit punojnë më shumë se të gjithë europianët e tjerë. Megjithatë ata kanë produktivitet më të ulët – ndoshta sepse punojnë kaq shumë – dhe kanë një aftësi më të ulët blerëse (30 përqind nën mesataren e BE-së). Qysh tani grekët punojnë shumë. Sipas qeverisë orët e punës duhet të shtohen edhe më shumë.

    Sindikatat greke: “Mjaft më!”

    Lidhja e sindikatave greke GSEE e refuzon ditën me 13 orë pune. “Raskapitja nuk është zhvillim, kapaciteti njerëzor ka kufij”, kjo do të jetë motoja e protestës në Athinë.

    Sindikata lufton për një shkurtim të kohës javore të punës në 37,5 orë gjithsej, ashtu sikurse është aplikuar tashmë në shumë vende të BE-së.

    Nëse greva do t’ia arrijë ta rrëzojë projektligjin për ditën me 13 orë pune, mbetet e hapur. Por një gjë është e qartë, se Greqia në një kohë, që njerëzit në BE kërkojnë javën me 35 orë pune, ose javën me katër dite pune, po shkon në drejtimin e kundërt./DW

    Sheyna, 14 vjeçarja nga Florida krijon një xhel që eliminon mbi 90% të mikroplastikës në ujë

    https://radar.al/zgjedhjet-ne-tirane-opozita-ka-rene-dakord-per-dy-emra/

    greqi Grevë për orët shtesë të punës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    G Bani tërhiqet nga ‘Kënga Magjike’: Nuk pranoj ofendime, arti nuk krijohet me s*lme personale

    October 12, 2025

    Heroi i sfidës me Serbinë/ Rei Manaj: Do jepja 15 vite për golin! Silvinjo? Edhe po të mos kishte dhënë leje…

    October 12, 2025

    Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

    October 12, 2025

    Fitorja e Kombëtares/ Luiz Ejlli: Shqipëria nuk shkon në Botëror për të marrë pjesë por…

    October 12, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi October 3, 2025

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    Në zemër të kryeqytetit, aty ku qyteti takohet me natyrën, po ngrihet një projekt që…

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Profesori i njohur godet Akademinë e Shkencave: Shoferi i kryetarit dorëzoi 6 zarfe…

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Kushtoni vëmendje gjendjes shpirtërore, horoskopi 10 Tetor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 9 Tetor 2025

    Parashikimi i horoskopit, 7 Tetor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.