Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nuk iu bind urdhrit të policisë pasi lëvizte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari

    Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    Sekuestrohen 8 kg ka*abis, arrestohet 30-vjeçari

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Fokus

    Grand Park Skyline merr çmimin ‘Best Luxury’, si projekti më i arrirë në arkitekturën shqiptare


    December 4, 2024

    Grand Park Skyline, kompleksi i ri rezidencial dhe hotelier, që do të ndryshojë peizazhin urban të Tiranës, u vlerësua sot me çmimin “Best luxury” në mbrëmjen gala të shpërndarjes së çmimeve për sipërmarrësit, me rastin e 128 vjetorit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

    “Çmimi ‘Best Luxury’ shkon për Grand Park Skyline, projekti më i arrirë në arkitekturën shqiptare dhe kryesisht të Tiranës”, tha prezantuesja e eventit.

    Ylli Ujka, administrator i kompanisë X-One, pjesë e Grupit IDA, i cili tërhoqi çmimin tha se si sipërmarrës që vjen nga diaspora, ka një mesazh për bashkëatdhetarët që jetojnë jashtë vendit, që të mos kenë frikë të investojnë në atdheun e tyre.

    “Është nder e krenari për mua të jem prezent në vlerësimin e projektit Grand Park Skyline. Ky projekt luksoz në qendër të Tiranës, është pranuar nga gjithë brandet më luksoze të botës, hotelerisë dhe modës, e do të sjellë një risi për Shqipërinë, e cila nuk e ka pasur asnjëherë një qendër luksi siç e ka Milano, Londra e shumë shtete të zhvilluara. Tani Shqipëria po përparon e kryeqyteti po bën diferencën. Ky ndryshim vjen edhe falë sipërmarrjes e politikave të qeverisë. Kam një mesazh për gjithë shqiptarët e diasporës: unë jap shembullin tim, që vij në Shqipëri të investoj, secili prej nesh s’duhet të mendojë, si para disa vitesh, se është problem të shkosh në institucione. Ju siguroj që, si pushteti qendror, si ai lokal, është totalisht i disponueshëm. Shkoni në zyrat e institucioneve dhe do gjeni gjithçka ju nevojitet”, u shpreh Ujka.

     Projekti përfshin dy kulla rezidenciale, një hotel me 5 yje, dhe një qendër komerciale, si destinacioni më i ri për markat më të njohura të modës.

    Kompleksi unik do të ketë një sipërfaqe ndërtimi prej 145 mijë m², me 530 apartamente moderne, 184 dhoma hoteli, restorante, kafene, spa, palestër dhe mbi 800 vende parkimi nëntokësore.

    Me shërbime 24/7 dhe hapësira për aktivitete të ndryshme, Grand Park Skyline do të bëhet një destinacion i preferuar për turistët dhe qytetarët.

    Kompleksi rezidencial do të ndërtohet nga kompania X-One, pjesë e Grupit IDA, – një bashkim kompanish me eksperiencë të gjatë në fushën e ndërtimit dhe me kontribut në ndërtimin e disa veprave ikonike në Itali.

    dhoma e tregtise Grand Park Skyline Grand Park Skyline vlerësohet me çmimin 'Best Luxury' projekti më i arrirë në arkitekturën shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nuk iu bind urdhrit të policisë pasi lëvizte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari

    April 17, 2026

    Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    April 17, 2026

    Sekuestrohen 8 kg ka*abis, arrestohet 30-vjeçari

    April 17, 2026

    Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare rriten lehtë, kthehen pranë kufirit të 5%

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.