MORINË– Një shtetas 35-vjeçar nga Kosova, i cili ishte i shp allur në kërkim nga Norvegjia ka tentuar të hyjë në territorin e Republikës së Shqipërisë përmes Pikës Kufitare të Morinës.
Nga informacionet zyrtare bëhet me dije se Policia e Kukësit bënë me dije se i ndaluari është J.K., banues në Kosovë.
“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar: J. K., 35 vjeç, banues në Kosovë.”-njoftoi policia vendore.
Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën rezultoi se kosovari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo, pasi akuzohet nga Gjykata Lokale Sor Rogaland, për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “plagosje”. Interpol Tirana dhe Interpol Oslo do të kryejnë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Norvegji./Radar.al


