Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Grabitja e 53 milionë stërlinave në Britani, “The Sun”: Tropojani bën jetë “playboy” në Tiranë

    February 22, 2026

    Gjatë orëve ta para të mëngjesit të 22 Shkurtit 2006, u realizua grabitja më e jashtëzakonshme në historinë e Britaninë së Madhe ku u vodhën 53 milion stërlina nga depoja e parave të Bankës së Anglisë.
    Policia mundi të rikuperojë vetëm 21 milion stërlina. 32 milion stërlina të tjera nuk u gjetën kurrë edhe sot pas 20 vitesh nga kjo ngjarje.

    Në orët e para të mëngjesit të 22 shkurtit 2006 u realizua një nga grabitjet më të mëdha në historinë e Banka e Anglisë, ku nga depoja e saj u vodhën 53 milionë stërlina. Autoritetet britanike arritën të rikuperonin vetëm 21 milionë, ndërsa 32 milionë të tjera mbeten të zhdukura edhe pas dy dekadash.

    Hetimet zbuluan se dy të rinj nga Tropoja, Jetmir Bucpapa dhe Ermir Hysenaj, të dy emigrantë në Britani, kishin rol kyç në realizimin e grabitjes. Gjatë procesit gjyqësor në Old Bailey, u detajuan rolet e tyre në skemën kriminale.

    Sipas prokurorisë, Ermir Hysenaj ishte i punësuar në depon ku përgatiteshin paratë për t’u shpërndarë në bankomate. Ai u konsiderua si “inside man”, personi i brendshëm i grupit, ndërsa grabitja u përshkrua nga gjykatësi si e realizuar me “disiplinë ushtarake”. Hysenaj kishte filmuar me kamera të fshehtë hyrje-daljet dhe sistemet e sigurisë, si dhe kishte hartuar një plan të detajuar të objektit.

    Të dhënat, sipas akuzës, iu përcollën bashkëpatriotit të tij Jetmir Bucpapa, i cili punonte si roje sigurie në zonën e Kentit dhe kishte kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

    Pas një gjyqi disa mujor, Bucpapa u dënua me burgim të përjetshëm dhe vuajti 18 vite heqje lirie, ndërsa Hysenaj u dënua me 20 vite burg. Në përfundim të dënimit, të dy u dëbuan drejt Shqipërisë.

    Njëzet vite pas ngjarjes, tabloidi britanik The Sun, ka publikuar një shkrim mbi jetën e re të Bucpapës pas burgut.

    Sipas artikullit, një vit pas kthimit në Shqipëri ai u martua dhe ka dy fëmijë nga kjo martesë. Megjithatë, më vonë ai është ndarë nga bashkëshortja dhe aktualisht raportohet se ka nisur një lidhje me vajzën e një biznesmeni të pasur shqiptar.

    Në shkrim thuhet se, ndryshe nga imazhi i një personi të tërhequr dhe të frikësuar pas viteve të gjata në burg, Bucpapa sot shfaqet në jetën e natës në Tiranë, në krah të partneres së re, me një profil krejt tjetër nga e kaluara e tij.

    grabitja jetë Tropojani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    June 18, 2026

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.