Site icon Informohu siç duhet

Goditi me levë në kokë 25-vjeçarin dhe e kan*si me pi*toletë sportive, në pranga dy persona

FIER– “Blutë” e Fierit kanë vënë në pranga dy persona pasi janë përfshirë në një konflikt të rëndë, i cili ka degraduar në dhunë fizike.

Policia njofton se 48-vjeçari i identifikuar si A. M., banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasin K. K., 25 vjeç duke e goditur këtë të fundit me sende të forta (levë) dhe e ka kanosur me pistoletë sportive.

Bëhet me dije se u sekuestruan në cilësinë e provës materiale leva dhe pistoleta sportive.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. M., 48 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin K. K., 25 vjeç, e ka goditur atë me send të fortë (levë) dhe e ka kanosur me pistoletë sportive. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale leva dhe pistoleta sportive;
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Radar.al

U paraqit sot në SPAK/ Dhori Kule: Dhashë sqarime për kohën kur kam qenë te Banka e Shqipërisë

Akuzohet për pengim të drejtësisë/ Mbahet seanca për Ahmed Kalanë, Gjykata veçon çështjen e imamit

Nisën të thyenin gotat/ Arrestohet një nga YouTube-erët më të ndjekur në botë

Exit mobile version