Ministria e Punëve të Brendshme në RMV, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, ka zbuluar dhe goditur një rrjet që kontrabandonte vetura luksoze nga shtetet e Bashkimit Evropian (BE) drejt Maqedonisë së Veriut.
Bastisjet janë kryer të dielën e 29 dhjetorit në disa lokacione, përfshirë në Shkup, Negotinë, Dojran dhe Manastir, ku dyshohen të jenë përfshirë 10 persona.
“Aksioni ka për qëllim shuarjen e një grupi të organizuar kriminal që merret me kontrabandën e mjeteve të shtrenjta motorike, falsifikimin e dokumenteve dhe shpërdorimin e pozitës zyrtare, për të cilin mëngjesin e sotëm janë kryer kontrolle në disa lokacione”, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskit, në një postim në Facebook.


