Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sociale

    Gjyshi “thyen akullin” për mbesën. Kërcen për herë të parë para saj

    April 27, 2025
    Rrëqethëse/ Gjyshi "thyen akullin" për mbesën. Kërcen për herë të parë para saj

    Një moment i ëmbël ka rrëmbyer zemrat e publikut pasi në studion e “Ka një mesazh për ty” mbërriti Alkida, një vajzë e re e cila së shpejti pritet të bëhet nuse, e cila do të surprizojë dy gjyshërit e saj që i ftoi në emision.

    Ajo ruan një marrëdhënie të veçantë me gjyshërit, Bajamen dhe Myrtezanë dhe ndien se dashuria e tyre sa vjen dhe shtohet.

    Në muajin gusht, Alkida do t’I japë fund beqarisë por deri më tani ajo ka kuptuar se historia e saj e dashurisë përngjan shumë me atë të gjyshërve.

    Alkida dhe bashkëshorti i thonë gjithnjë “po” njëri-tjetrit, njëjtë gjyshërit.

    Sot mbesa i ka ftuar dy njerëzit e saj të zemrës në “Ka Një Mesazh Për Ty për të dëgjuar përgjigjen “po” për dëshirat e saj.

    Alkida dëshiron që të jetë gjyshi ai që do ta nxjerrë nuse nga shtëpia dhe ta shoqërojë kur të hyjë në dasmë. Ndërsa më tej i kërkon që gjyshi, i cili nuk ka kërcyer kurrë, më parë, të bëjë kërcimin e parë ta bëjë me të.

    Alkida: Gjyshi! Noci! Ju e dini që unë ju dua shumë! Ju kam gjyshërit më të mirë në botë! Ju dua shumë! Kam dëshirën time më të madhe që ju të jeni sa më gjatë, ta jetojmë këtë jetë sa më gjatë, bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes. Dua që shëndeti juaj të jetë në radhë të parë, të jeni mirë, të gëzoni siç jua do shpirti dhe xhani juaj.

    Bajame: Faleminderit shumë shpirt i nënës, rrofsh! Ma plotësove ëndrrën! Nuk ma merrte mendja! Faleminderit!

    Ardit Gjebrea: Tani, Alkida ka edhe një ëndërr tjetër që duam t’ia plotësojmë apo jo?

    Bajame: Po tani…

    Ardit Gjebrea: Do ia plotësojmë?

    Bajame: Po tani ku e dimë ne çfarë është? Ia plotësojmë.

    Ardit Gjebrea: Është ëndërr që plotësohet. Domethënë, ëndrra e parë e saj, është që kur të dalë nga shtëpia nuse, mos ta përcjellë babi i vet, por gjyshi.

    Bajame: Po mos ki merak o shpirt.

    Alkida: Gjyshi?

    Ardit Gjebrea: Gjyshi, do ia plotësojmë këtë dëshirë? Je dakord?

    Myrteza: Po.

    Ardit Gjebrea: Iku, u krye! Dhe Alkida tha që nuk do të mërzitet babi se e di që gjyshin e kam pikë të dobët kështu që nuk mërzitet.

    Bajame: Po edhe babin do ta mbajmë neve, të tre do të rrimë.

    Ardit Gjebrea: Alkida ka edhe një kërkesë të fundit fare. Urdhëro Alkida, këtë mund ta shprehësh vetë.

    Alkida: Gjyshi, siç e tha edhe Arditi që kur të hyj në dasmën time, dua të hyj me ty, po ashtu vallëzimin e parë dhe hapjen e dasmës dua ta bëj me ty.

    Myrteza: Po! Që tani!

    Ardit Gjebrea: Alkida, ishte shumë e lehtë!

    Alkida: Ta dija kaq kollaj ia kisha thënë që në shtëpi!

    Bajame: Apo do ta bëjmë këtu?

    Ardit Gjebrea: Po për këtë jemi që ta nisim që këtu!/ tvklan.al

    Alkida gjysherit Ka nje mesazh per ty Kërcen për herë të parë para saj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    June 16, 2026

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    June 16, 2026

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    June 16, 2026

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.