Site icon Informohu siç duhet

Akuza për shpifje/ SPAK kërkoi dënimin e Gazment Bardhit, GJKKO e shpall të pafajshëm

TIRANË– SPAK kërkon shpalljen fajtor të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për “shpifje” ndaj Edmond Sula, ish-drejtuesit të Policisë së Shkodrës, dhe pafajësi për “fyerje”.

Por GJKKO e ka shpallur të pafajshëm Gazment Bardhin, në lidhje me nje kallëzim të bërë për shpifje nga Edmond Sula, ish drejtuesit të Policisë së Shkodrës.

Përfaqësuesit ligjorë të ligjvënësit demokrat thonë se deklarimet në parlament janë bërë në cilësinë e deputetit. Bëhet me dije se Spak ka konfirmuar që kodet përkatëse janë pjesë e dosjes së një çështjeje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor nuk i ka vënë në dispozicion përmbajtjen e bisedave të kërkuara.

Sulaj paditi Bardhin për “shpifje” e “fyerje” për shkak të deklaratave të këtij të fundit në një seancë plenare të Kuvendit në shtator 2024, ku pretendoi se Sulaj ishte emëruar nga bandat në krye të policisë së Shkodrës./Radar.al 

‘Sulaj u zgjodh drejtor nga krimi’- GJKKO kërkesë SPAK: Sill dokumentet, a janë pjesë e dosjes Metamorfoza ato që ka deklaruar Gazment Bardhi?

 

Exit mobile version